Kovaçevski: Maqedonia e Veriut e para në rajon fillon programin IPARD 3, me 97 milionë euro të pakthyeshme nga BE-ja po krijojmë kushte për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovskin, morën pjesë dhe mbajtën fjalim në prezantimin e programit të ri IPARD 3, me titull "IPARD 3 - Mundësi të reja për bujqësinë maqedonase”. Në ngjarje u prezantuan arritjet dhe rezultatet e mbështetjes financiare të ofruar përmes programit IPARD 2, si dhe aktivitetet e paralajmëruara në kuadër të programit IPARD 3.

"Me programin e ri IPARD 3, synimi ynë është realizimi dhe shfrytëzimi edhe më i madh i mjeteve sesa 100 për qind e asaj që kemi marrë nga BE-ja dhe prandaj parashikojmë mundësi për paradhënie për të motivuar edhe më shumë bujqit tanë. Por qëllimi përfundimtar është që bujqit tanë, ekonomia jonë të përjetojnë progres, të përjetojnë zhvillim përmes realizimit të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, sepse hyrja në BE do të sjellë përfitime edhe më të mëdha dhe do të sjellë edhe më shumë burime financiare nga fondet e BE-së", potencoi Kryeministri Kovaçevski, në prezantimin e programit të ri IPARD 3.

Duke theksuar se me mbështetjen e dhënë për bujqit në periudhën e kaluar, së bashku me BE-në, Kryeministri Kovaçevski vlerësoi se po arrihet zhvillim i balancuar rajonal.

“Në kushtet e një krize të madhe ekonomike globale, ne arritëm t'i ofrojmë ndihmë çdo bujku dhe çdo biznesi në nivel lokal, në mënyrë që të ndërtohen pajisje moderne, makineri moderne, impiante teknologjike dhe, natyrisht, të ndërtohen objekte të reja bujqësi, duke përfshirë objektet turistike që zhvillojnë zonat tona rurale më pak të zhvilluara.

Në këtë mënyrë u ndërtuan një sërë kapacitetesh prodhuese për prodhim ushqimor, akomodim, shërbime hotelerie, të cilat hapën biznes për njerëzit që më parë nuk e kishin”, tha Kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se viti 2023 është vit i mundësive të reja sepse janë krijuar kushte për hapje të bizneseve të reja, vende të reja pune dhe investime të reja. 

“Nëse shikoni raportet do të shihni se si nga programet IPARD ashtu edhe nga IPA fondet janë kthyer në pjesë më të madhe në fund të periudhave të shfrytëzimit sepse thjesht nuk janë shfrytëzuar, nuk ka pasur interes institucional në ministri dhe nuk ka ekzistuar komunikim i knalizuar që bujqit t'i shfrytëzojnë ato në mënyrën më të mirë. Megjithatë, kjo ka ndryshuar dhe për këtë arsye me programin IPARD 2, i cili është në nivelin më të lartë të shfrytëzimit nga të gjitha vendet kandidate për në BE, janë realizuar 2369 kontrata me bujq dhe me qytetarë që kanë aktivitete të tjera shërbimi që lidhen me bujqësinë në vendin tonë dhe në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut mori burime të shtuara financiare me programin IPARD 3 dhe është vendi i parë në rajon që do të fillojë ta shfrytëzojë atë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski informoi se është publikuar thirrja e parë publike nga IPARD 3.

“Me këtë zyrtarisht jemi të parët në rajon që nisim zbatimin e programit IPARD 3. Sektori bujqësor maqedonas ka në dispozicion 30 milionë euro, 30 milionë para evropiane. Këto janë fonde për mundësi të reja, për shumë investime të reja për ndërtimin dhe rindërtimin e fermave, serave, hambarëve, kapanoneve, objekteve për mekanizimin bujqësor, objekteve dhe pajisjeve për aktivitete pas vjeljes, objekteve dhe pajisjeve për përpunim, pajisje për grumbullim, kalibrim, ruajtje, ftohje, tharje, ngrirje. Një mundësi e re për rritjen e pemëve frutore afatgjatë dhe plantacioneve të tjera, prokurimi i sistemeve të ujitjes, prokurimi i mjeteve të specializuara të transportit. Një mundësi e re për të përforcuar zonat rurale përmes investimeve për ndërtimin e infrastrukturës moderne, rrugëve, shtigjeve, ujësjellësit dhe kanalizimit”, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski.
 
Ministri Nikolovski theksoi se janë të pranueshme edhe investimet në prodhime alternative bujqësore dhe përpunim, prodhim pijesh, produkte joushqimore si dhe veprimtari zejtare.

“Në drejtim të mbështetjes së fuqishme për përforcimin e turizmit rural, i cili ka një potencial dhe bukuri të jashtëzakonshme natyrore, kjo thirrje publike përfshin investime për ndërtimin e objekteve akomoduese (hotele, kampe, apartamente, dhoma), objekte hotelierike, restorante, dhoma për degustime, për shitje direkte dhe marketing, për organizimin e seminareve në zonat rurale. Me fjalë të tjera, kjo thirrje publike mbështet investimet për gjithçka që nënkupton sektorin e bujqësisë dhe zhvillimin rural”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, në prezantimin e programit të ri IPARD 3.