Bytyqi: Sipërmarrja sociale forcon komunitetet, pikërisht për këtë arsye së shpejti do të miratojmë Ligjin për Sipërmarrësi Sociale

Ligji për Sipërmarrësi Sociale, i cili është në fazën përfundimtare, për herë të parë do të rregullojë sistematikisht sipërmarrësinë sociale me procedura dhe kritere të përcaktuara qartë për themelimin e sipërmarrjeve sociale, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi.
 

Zëvendëskryeministri Bytyqi mori pjesë në Forumin e dytë Rajonal për Sipërmarrësi Sociale të organizuar nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor - RIKO, si folës në seancën e cila iu kushtua situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor në aspektin e zhvillimit socio-ekonomik.

Në deklaratën e tij për media, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se të gjithë pjesëmarrësit në seancë vlerësuan së bashku se sipërmarrësia sociale është një vlerë që mund të sjellë të mira për të gjithë në të gjithë rajonin, të ndihmojë në zgjidhjen e nevojave të pakënaqura sociale, sepse sipërmarrja me funksione të zhvilluara sociale është burim i rritjes dhe zhvillimit ekonomik.

“Ndërsa shkojmë drejt Bashkimit Evropian, është thelbësore të forcojmë komunitetet duke zhvilluar sipërmarrjen sociale si një model i rritjes gjithëpërfshirëse, në të cilën grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara do të përfshihen në arritjen e suksesit ekonomik. Nëpërmjet zhvillimit të sipërmarrësisë sociale do të kontribuojmë në zhvillimin e kohezionit social dhe uljen e dallimeve, duke u mundësuar shoqërive tona të përafrohen me vlerat e BE-së të solidaritetit dhe kohezionit”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi nënvizoi se zhvillimi i sipërmarrësisë sociale do të na bëjë partnerë më tërheqës për BE-në, por edhe do të forcojë qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë tonë rajonale.

"Duke pranuar dhe mbështetur sipërmarrësinë sociale, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shfrytëzojnë fuqinë e tij transformuese për të përshpejtuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, duke përmirësuar njëkohësisht mirëqenien e qytetarëve dhe komuniteteve të tyre. Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në krijimin e kushteve për zhvillimin e sipërmarrësisë sociale”, tha Bytyqi dhe shtoi se Ligji për Sipërmarrësi Sociale, i cili është në fazën përfundimtare, për herë të parë në sistemin tonë juridik, do të rregullojë sistematikisht sipërmarrësinë sociale me procedura dhe kritere të përcaktuara qartë për themelimin e sipërmarrjeve sociale, me instrumente financiare të ndërtuara përkatëse.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive në zhvillimin e vlerave të sipërmarrësisë sociale, sepse është një nga mënyrat përmes së cilës mund të ndërtojmë një shoqëri me mundësi të rrënjosura gjithëpërfshirëse, në të cilën aktivitetet ekonomike do të japin vlerë sociale përveç fitimit”, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi.