Kovaçevski - Bjerde: Rritja e mbështetjes financiare nga Banka botërore është rezultat i partneritetit tonë afatgjatë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Nju Jork mbajti takim të rëndësishëm me drejtoreshën ekzekutive operative të Bankës Botërore, Ana Bjerde. Në takim morën pjesë Nina Fiti Nedellkovska, këshilltare e drejtorit ekzekutiv të njësisë tonë në Bankën botërore në shoqërim të kryeministrit, si dhe nënkryetarja e Bankës botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Antonella Basani.

Në takim u përshëndet partneriteti 30 vjeçar i Maqedonisë së Veriut me Grupin e Bankës botërore shndërruar në mbështetje financiare dhe teknike e që ka një kontribut të madh në segmente të rëndësishme të shoqërisë dhe ekonomisë sonë.

U diskutua për realizimin e portofolit aktual të projekteve dhe asistencës teknike në vlerën rreth 400 milionë dollarëve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua bisedave për përgatitjen e Kornizës së re të Partneritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bankën Botërore në drejtim të rritjes së ndjeshme të mbështetjes financiare për vendin tonë, pothuajse dyfish më i lartë se më parë.

Bashkëpunimi i ardhshëm përfaqëson vazhdimësinë e reformave të mëparshme strukturore dhe investimeve të rëndësishme në fushën e infrastrukturës, kapitalit njerëzor, mjedisit, energjisë, konkurrencës dhe mjedisit të biznesit. E gjithë kjo, siç u vlerësua bashkërisht në takim, është një konfirmim i mbështetjes që vjen nga një partner serioz dhe dërgon një mesazh të fuqishëm për partnerët dhe investitorët ndërkombëtarë.

Në periudhën e ardhshme pritet mbështetje direkte buxhetore nga Banka Botërore për zbatimin e reformave të rëndësishme, rezultati përfundimtar i të cilave do të jetë krijimi i një ekonomie elastike dhe të gjelbër, përmes rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Drejtoresha Bjerde shprehu kënaqësinë për partneritetin e fortë afatgjatë me vendin tonë, si dhe për rezultatet zhvillimore të arritura në vitet e bashkëpunimit. Duke e vlerësuar takimin si jashtëzakonisht të dobishëm, Bjerde dhe Bassani e afirmuan mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë.

 

Deklarata e Kryeministrit Kovaçevski pas takimit me Ana Bjerde, drejtoreshë operative e Bankës Botërore

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Nju Jork mbajti takim të rëndësishëm me drejtoreshën ekzekutive operative të Bankës Botërore, Ana Bjerde. Në takim morën pjesë Nina Fiti Nedellkovska, këshilltare e drejtorit ekzekutiv të njësisë tonë në Bankën botërore në shoqërim të kryeministrit, si dhe nënkryetarja e Bankës botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Antonella Basani.

Në vazhdim ua përcjellim deklaratën:

“Sot patëm një takim të suksesshëm në Nju Jork me drejtoreshën ekzekutive operative të Bankës Botërore, Ana Bjerde, ku diskutuam për bashkëpunimin që Banka Botërore ka me vendin tonë; me të vërtetë bëhet fjalë për bashkëpunim të suksesshëm.

Sot, gjegjësisht këtë vit bëhen 30 vjet nga bashkëpunimi që kemi Maqedonia e Veriut me Bankën Botërore dhe që përkujtohet me një sërë ngjarjesh dhe do të përkujtohet deri në fund të vitit. Ndryshe, kemi diskutuar për tri tema jashtëzakonisht të rëndësishme.

E para,është mbi realizimin e portofolit aktual që ka Banka botërore në Maqedoninë e Veriut, bëhet fjalë për portofol prej 400 milionë euro projekte, disa prej të cilave tashmë janë në fazën e zbatimit dhe janë në pjesën e infrastrukturës, në fushën e forcimit të konkurrencës, energjetikës, etj.

Tema e dytë e rëndësishme është se kemi biseduar për kornizën e re strategjike për bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Botërore. Bëhet fjalë për portofol që aktualisht po diskutohet dhe që kap dyfishin e asaj që kemi tani si projekte në zbatim dhe natyrisht aspektet kryesore të financimit të projekteve do të jenë në pjesën e financimit të infrastrukturës, në pjesën e forcimit të kapaciteteve energjetike, mbrojtjen e mjedisit jetësor, kapitalit njerëzor, si dhe përmirësimin e mjedisit konkurrues për kompanitë në vend.

Tema e tretë që kanë biseduar ka qenë mbështetja direkte buxhetore konform me politikat e Bankës Botërore e cila ka të bëjë me financimin e projekteve, pjesë të buxhetit dhe që kanë të bëjnë me reformat e rëndësishme në shtet që janë duke u realizuar dhe të cilat janë ose në procedurë parlamentare ose në procedurë qeveritare me tendencën për të përmirësuar të gjitha aspektet e shoqërisë në vend.

Duhet të theksoj edhe një herë kënaqësinë për këtë takim domethënës i cili edhe një herë konfirmon partneritetin e fuqishëm midis Bankës botërore dhe Maqedonisë së Veriut”.