Thirrje publike nr. 05/2023 për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Bordit  Drejtues dhe 2 (dy) anëtarë të Bordit Mbikëqyrës për kontrollimin e punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike Sistemi

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
02.10.2023

Në bazë të nenit 17 dhe nenit 17-a paragrafi 1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 38/96, 6/2002, 40/2003, 49/2006, 22/2007, 83/2009, 97/2010, 6/2012, 119/2013, 41/2014, 138/2014, 25/2015, 61/2015, 39/2016, 64/2018, 35/2019 dhe “Gazeta  Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/2019, 89/2022 dhe 274/2022), neni 16 dhe neni 16-a, neni 26, neni 27 dhe neni 27-a të Statutit të Ndërmarrjes Publike “Sistemi Kolektor” nr. 01-4/2  datë 3.6.2019, nr. 02-386/5, datë 21.5.2021 dhe nr. 02-538/3, datë 8.8.2022 dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e Thirrjes Publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët e regjistrimit, mënyrën e pikëzimit dhe selektimit të kandidatëve dhe çështje tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të Ndërmarrjeve Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon:

T H I R R J E    P U B L I K E nr. 05/2023
për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Bordit 
Drejtues dhe 2 (dy) anëtarë të Bordit Mbikëqyrës për kontrollimin e punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor 

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm, publikon Thirrje Publike për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike të Sistemit Kolektor, me mandat katër vjeçar, me të drejtë edhe për një mandat tjetër.

2. Emri i Ndërmarrjes Publike: Ndërmarrja Publike Sistemi Kolektor.

3. Shifra dhe veprimtaria e Ndërmarrjes Publike të Sistemit Kolektor sipas Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (KNV) është:
    - 37.00 – Pastrimi i Ujërave të Zeza.

4. Kompetencat e Ndërmarrjes Publike Sistem Kolektor janë:
Ndërmarrja është person juridik që kryen veprimtari me interes publik në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjegjësisht grumbullimin, largimin dhe pastrimin e ujërave të zeza përmes sistemeve të kanalizimit me stacione pastrimi (sisteme kolektore) dhe derdhjen e tyre në recipient për mbrojtjen e liqenit të Ohrit, si dhe:
   -  Menaxhimin e sistemit kolektor të liqenit të Ohrit;
   -  Mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit kolektor të liqenit të Ohrit;
   -  Vëzhgimin dhe kontrollin e vazhdueshëm të kushteve të sistemit kolektor të liqenit të Ohrit;
   -  Marrjen e masave për shfrytëzimin racional të mjeteve të destinuara për sistemin kolektor të liqenit të Ohrit;
   -  Kryerjen e punimeve investuese në fushën e sistemit kolektor të liqenit të Ohrit;
   -  Pagesën e kompensimeve (kompensim volumetrik; paushall për ujëra të gjallë) për shfrytëzimin e sistemit kolektor të liqenit të Ohrit.
   -  Huazime nga institucionet financiare vendase dhe të huaja, në përputhje me Ligjin;
   -  Organizimin e përpunimit të studimeve dhe projekteve për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje, mbrojtje dhe pagesa e kompensimit për shfrytëzim (kompensim volumetrik; paushall për ujëra të gjallë) me të drejtë të njëjtët t’ia lëshoj personave fizik dhe juridik në përputhje me ligjin;
   -  Dhënien e kryerjes së punimeve për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe pagesë të kompensimeve (kompensim volumetrik; paushall i ujërave të gjallë), për përdorimin e sistemit kolektor të personave juridik në përputhje me ligjin.;
   -  Propozon vendim për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit dhe/ose partneritetit publiko-privat;
   -  Lëshimin e lejeve dhe jep mendime;
   -  Organizimin e aktiviteteve lidhur me kryerjen e  numërimit të shfrytëzuesve, mbrojtjen e sistemit kolektor, dhe formimin e bazave të nevojshme të të dhënave bazuar në numërimin dhe të dhënat e marra nga ndërmarrjet ekzistuese dhe
   -  gjëra të tjera sipas Ligjit për Veprimtari Komunale dhe Ligjit për Mjedisin Jetësor. 

5. Ueb faqja e internetit e Ndërmarrjes Publike për Sistem Kolektor  www.kolektorskisistem.com.mk.

6.  Për anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Sistem Kolektor mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
   -  është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
   -  të ketë marrë së paku 240 kredite sipas SETK ose të  përfunduar shkallën VII/1 të arsimit;
   -  në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
   -  anëtarët e bordit drejtues duhet të kenë përvojë pune përkatëse edhe atë:

  • dy anëtarë të bordit drejtues duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjeve publike (në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive e publikuar nga ana e Entit Shtetëror të Statistikës),
  • të paktën një anëtar i bordit drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare,
  • së paku një anëtar i bordit drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike dhe
  •  ë paktën një anëtar i bordit drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e shkencave teknike.

7.    Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale - financiare të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor, mund të emërohet personi i cili i plotëson këto kushte:
   -  është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
   -  të ketë marrë së paku 240 kredite sipas SETK ose të  përfunduar shkallën VII/1 të arsimit nga fusha e shkencave juridike, ekonomike ose nga fushëveprimi i ndërmarrjes publike dhe 
   -  në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
   -  anëtarët e Bordit për kontroll të punës materiale - financiare të ndërmarrjes publike, duhet të kenë edhe përvojë pune përkatëse edhe atë:

  •  një anëtar i bordit mbikëqyrës duhet të ketë të paktën pesë vjet pune nga fushëveprimi i ndërmarrjes publike, në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive e publikuar nga ana e Entit Shtetëror të Statistikës
  •  një anëtar i bordit mbikëqyrës duhet të ketë të paktën pesë vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare dhe
  •  një anëtar i bordit mbikëqyrës duhet të ketë të paktën pesë vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike.

8.    Me fletëparaqitjen kandidatët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
   1)  Formularë për aplikim;
   2) Biografi të shkurtër;
   3) Letër interesi/motivimi për pozitën për të cilën aplikon; 
   4) Certifikatë të shtetësisë;
   5) Certifikatë ose diplomë për arsimin e lartë të kryer më së paku 240 kredite të marra sipas SETK ose të përfunduar shkallën VII/1të arsimit, adekuate për vendin për të cilin aplikon;
   6) Vërtetim se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
   7) Histori të punësimit nga Agjencia e Punësimit të  Republikës së Maqedonisë së Veriut me stazh pune të evidentuar;
   8) Deklaratë e noterizuar se kandidati me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale vërteton për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave në fletëparaqitje dhe dokumentacionin e parashtruar.
   9) Certifikatat, licencat, vërtetime, diploma të lëshuara nga autorizuesit, përkatësisht institucionet e akredituara, për lëshimin e tyre në përputhje me ligjin për pozicionin e kërkuar.

9. Dokumentet nga pika 8 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Thirrjen Publike për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Bordit Drejtues dhe 2 (dy) anëtarë të Bordit Mbikëqyrës për kontroll të punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor;

10. Anëtarët e Bordit drejtues/mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor i emëron, përkatësisht i shkarkon themeluesi i Ndërmarrjes Publike - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

11. Anëtari i Bordit drejtues/mbikëqyrës të Ndërmarrje Publike nuk mund të ketë interesa personale, nëpërmjet personit të tretë ose në çfarëdo baze në ndërmarrje ose shoqëri tregtare që është në  marrëdhënie afariste me ndërmarrjen publike, të cilat mund të kenë çfarëdo lloj ndikimi në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në vendimmarrje në ndërmarrjen publike. Secili anëtar i Bordit drejtues/mbikëqyrës  është i detyruar të paralajmërojë themeluesin për ekzistimin e interesit të tillë në mesin e një ose më shumë anëtarëve të Bordit drejtues/mbikëqyrës.

12. Të papajtueshme janë funksioni  kryetar dhe  anëtar të Bordit drejtues/mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike me funksionet kryetar dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

13. Detyrat e punës, përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarëve të Bordit drejtues/mbikëqyrës janë përcaktuar në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Statutin e Ndërmarrjes Publike dhe Rregulloren e Punës së Bordit drejtues.

14. Bordi drejtues në seancën e parë nga radhët e tij zgjedh kryetarin dhe zëvendëskryetarin.

15. Anëtarët e Bordit drejtues të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor marrin kompensim në përputhje me Vendimin 02-590/2, datë 19.8.2021, edhe atë: kryetari: 12.000,00 denarë, dhe anëtarët: 10.000,00 denarë

16. Anëtarët e Bordit mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike për Sistem Kolektor marrin kompensim në përputhje me Vendimin 02-590/3, datë 19.8.2021, edhe atë: kryetari: 7.800,00 denarë, dhe anëtarët: 6.000,00 denarë.

17. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 10 ditë punë, llogaritur ditën e publikimit të Thirrjes Publike.

18. Thirrja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në faqen e internetit të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor  www.kolektorskisistem.com.mk

19. Afati i fundit për aplikim është 2.10.2023.

20. Procedurën e selektimit të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues/Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Sistemi Kolektor do ta zbatojë Komisioni për Burime Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta përbëhet nga dy faza edhe atë: Faza 1 – përzgjedhja administrative dhe Faza 2 – intervista. Për kandidatët të cilët gjatë përzgjedhjes administrative konstatohen se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara të thirrjes publike ose nuk kanë dorëzuar dëshmitë nevojshme, procedura e përzgjedhjes përfundon. Përzgjedhja administrative përfundon më së voni  15 ditë pas skadimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve në thirrjen publike. Komisioni, më së voni  dhjetë ditë nga dita e përfundimit të përzgjedhjes administrative, kryen intervistë me kandidatët që kaluan me sukses përzgjedhjen administrative. Mënyra e pikëve për secilën nga fazat e përzgjedhjes është përcaktuar në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtresës së fletëparaqitjes, formularët e aplikimit, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje  tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve  drejtues, përkatësisht të Këshillit Mbikëqyrës të Ndërmarrjeve Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022).

21. Data, koha dhe vendi i saktë i intervistës publikohen në faqen e internetit të themeluesit të Ndërmarrjes Publike.

22. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.