Thirrje Publike nr.04.2023 për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 1 (një) anëtari të Bordit Drejtues  – nga radhët e personave të afirmuar dhe profesionistë dhe 2 (dy) anëtarë të Bordit për kontroll të punëve materiale-financiare

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
02.10.2023

Në bazë të nenit 17, nenit 17-a, nenit 26 dhe nenit 26 - a të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 38/96, 6/2002, 40/2003, 49/2006, 22/2007, 83/2009, 97/2010, 6/2012, 119/2013, 41/2014, 138/2014, 25/2015, 61/2015, 39/2016, 64/2018, 35/2019 dhe “Gazeta  Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/2019, 89/2022 dhe 274/2022), nenit 15 dhe nenit 16 të Ligjit për Shpallje të Ligjeve dhe Rregulloreve dhe Akteve të Tjera në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.56/99, 43/2022 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 21/2021), nenit 20, nenit 21, nenit 23, nenit 24 dhe nenit 25 të Statutit të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. Shkup nr. 0101-1376 datë 25.4.2003, nr. 01-534/1 datë 30.01.2015, nr. 01-1223/1 datë 26.2.2015, nr.01-1220/1 datë 24.6.2016, nr.01-6308/1 datë 31.10.2017 dhe nr.01-2434/1 datë 14.10.2022 dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e Thirrjes Publike, mënyrën e paraqitjes së fletëparaqitjes, formularët për regjistrim, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjen e kandidatëve dhe çështje tjera në lidhje me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të Ndërmarrjeve Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon:

T H I R R J E    P U B L I K E  nr. 04/2023
për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 1 (një) anëtari të Bordit 
Drejtues – nga radhët e personave të afirmuar dhe profesionistë dhe 2 (dy) anëtarë të Bordit për kontroll të punëve materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o.-Shkup.

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm, publikon Thirrje Publike për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 1 (një) anëtari të Bordit Drejtues – nga radhët e personave profesionistë dhe të afirmuar dhe 2 (dy) anëtarë të Bordit për kontroll të punëve materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o.-Shkup, me të drejtë edhe për një mandat tjetër.

2. Emri i Ndërmarrjes Publike: Ndërmarrja Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut c.o. – Shkup.

3. Shifra dhe veprimtaria e Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o - Shkup sipas Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (KNV) është:
    • 18.13 Veprimtari të shërbimeve në lidhje me shtypjen dhe publikimin;
    • 47.61 Tregti me pakicë të librave në dyqane të specializuara;
    • 47.62 Tregti me pakicë e gazetave dhe pajisjeve të zyrave në dyqane të specializuara;
    • 47.91 Tregti me pakicë përmes postës dhe internetit;
    • 58.11 Botimin e librave;
    • 58.13 Botimin e gazetave;
    • 58.14 Botimin e revistave dhe publikime periodike;
    • 58.19 Veprimtari të tjera botuese;
    • 63.11 Përpunimin e të dhënave, hosting dhe veprimtari të ngjashme;
    • 63.12 Portale të internetit;
    • 69.10/4 Çështje të tjera juridike.

4. Kompetencat e Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o.- Shkup janë:
    • kryen shpalljen e ligjeve, rregulloreve dhe akteve të tjera dhe lëshimin në Gazetën Zyrtare “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, që është me interes publik. Në punën e tregtisë së jashtme, Ndërmarrja Publike kryen veprimtarinë e shitjes ose shpërndarjes së Gazetës Zyrtare “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, në formë të shtypur dhe/ose elektronike, jashtë vendit edhe atë: organeve të huaja shtetërore, institucioneve të huaja dhe personave të tjerë të huaj juridik, përfaqësive diplomatike - konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit si dhe institucioneve dhe personave të tjerë  juridik nga Republika e Maqedonisë së Veriut me seli jashtë vendit.

5. Ueb faqja e internetit e Ndërmarrjes Publike “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut’’, c.o.-Shkup: www.slvesnik.com.mk

6. Për anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut’’, c.o.- Shkup – nga radhët e personave profesional dhe të afirmuar mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
   •    të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
   •    të ketë marrë së paku 240 kredite sipas SETK ose të  përfunduar shkallën VII/1 të arsimit dhe
   •    në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
   •    anëtarët e Bordit Drejtues duhet të kenë përvojë adekuate të punës edhe atë: 

  • dy anëtarë të Bordit Drejtues duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjes publike (në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive e publikuar nga e Enti Shtetëror i Statistikës),
  • të paktën një anëtar të Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare,
  • së paku një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike dhe
  •  të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e shkencave teknike.

7. Për anëtarë të Bordit për kontroll të punëve materiale - financiare të Ndërmarrjes Publike “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut’’, c.o. - Shkup mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:

•    të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
•    të ketë marrë së paku 240 kredite sipas SETK ose të  përfunduar shkallën VII/1 të arsimit; 
•    në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
•    anëtarët e Bordit për kontroll të punëve materiale-financiare duhet të kenë përvojë adekuate të punës edhe atë: 
  

  • një anëtarë të Bordit Mbikëqyrës duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjes publike, në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive të Entit Shtetëror të Statistikës,
  • një anëtar i Bordit Mbikëqyrës duhet të ketë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare dhe
  • një anëtar i Bordit Mbikëqyrës duhet të ketë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike.

8.  Me fletëparaqitjen kandidatët detyrimisht duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:

    •  Fletëparaqitje për regjistrim;
    •  Biografi të shkurtër;
    •  Letër interesi/motivimi për pozitën për të cilën aplikon; 
    • Certifikatë të shtetësisë; 
    • Certifikatë ose diplomë për arsimin e lartë të kryer me më së paku 240 kredite të marra sipas SETK ose të përfunduar shkallën VII/1 të arsimit, adekuate për vendin për të cilin aplikon;
    • Vërtetim se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
    • Histori të punësimit nga Agjencia e Punësimit të  Republikës së Maqedonisë së Veriut me stazh të evidentuar;
    • Deklaratë e noterizuar se kandidati me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale vërteton për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave në fletëparaqitje dhe për dokumentacionin e parashtruar.
    •    Certifikatat, licencat, vërtetimet, diplomat e lëshuara nga institucionet e autorizuara përkatësisht të akredituara për lëshimin e tyre në përputhje me ligjin për pozicionin e kërkuar.
 

Dokumentet nga pika 8 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Thirrjen Publike për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 1 (një) anëtari të Bordit Drejtues dhe 2 (dy) anëtarë të Bordit për kontroll të punëve materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o.-Shkup, me shënim me pozicionin për të cilin aplikon.

9. Anëtarët e Bordit Drejtues/Bordit për kontroll të punëve materiale - financiare të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o.-Shkup i emëron, përkatësisht i shkarkon themeluesi i ndërmarrjes publike – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

10. Anëtari i Bordit Drejtues/Bordit për kontroll të punëve materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike nuk mund të ketë personalisht, nëpërmjet personit të tretë ose në çfarëdo baze interes në ndërmarrje ose në shoqërinë tregtare që është në  marrëdhënie afariste me ndërmarrjen publike, me të cilat mund të kenë çfarëdolloj ndikimi në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në vendimmarrje në ndërmarrjen publike. Secili anëtar i Bordit Drejtues/ Bordit për kontroll të punëve materiale-financiare është i detyruar të paralajmërojë themeluesin për ekzistimin e interesit të tillë në mesin e një ose më shumë anëtarëve të Bordit Drejtues/ Bordit për kontroll të punëve materiale-financiare.

11. Të papajtueshme janë funksioni  kryetar dhe  anëtar të Bordit Drejtues/Bordit për kontroll të punëve materiale-financiare të ndërmarrjes publike  me funksionet kryetar dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

12. Detyrat e punës, përgjegjësitë dhe obligimet e anëtarëve të Bordit Drejtues/Bordit për kontroll të punëve materiale-financiare janë të përcaktuara në përputhje me Ligjin për Shpallje të Ligjeve dhe Rregulloreve dhe Akteve të Tjera në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Statutin e ndërmarrjes publike dhe Rregulloren e punës së Bordit Drejtues/Bordit për kontroll të punëve materiale-financiare.

13. Anëtarët e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut c.o Shkup, marrin kompensim në përputhje me Vendimin nr.02-1678/1 datë 27.8.2021 edhe atë: kryetari: 12.000,00 denarë dhe anëtarët: 10.000,00 denarë.

13. Anëtarët e Bordit për kontroll të punëve materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut c.o Shkup, marrin kompensim në përputhje me Vendimin nr.02-1680/1 datë 27.8.2021 edhe atë: kryetari: 12.000,00 denarë dhe anëtarët 10.000,00 denarë.

15. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 10 ditë pune, llogaritur nga dita e publikimit të Thirrjes Publike.

16. Thirrja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në faqen e internetit të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut c.o Shkup www.slvesnik.com.mk 

17. Afati i fundit për aplikim është 2.10.2023

18. Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues/Bordit për kontroll të punëve materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut c.o Shkup do ta zbatojë Komisioni për Burime Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta përbëhet nga dy faza edhe atë: Faza 1 – përzgjedhja administrative dhe Faza 2 – intervista. Për kandidatët të cilët gjatë përzgjedhjes administrative konstatohet se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara të thirrjes publike ose nuk kanë dorëzuar dëshmi të nevojshme, procedura e përzgjedhjes përfundon. Përzgjedhja administrative përfundon më së voni  15 ditë pas skadimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve në thirrjen publike. Komisioni, më së voni dhjetë ditë nga dita e përfundimit të përzgjedhjes administrative, kryen intervistë me kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen administrative. Mënyra e pikëve për secilën nga fazat e përzgjedhjes është përcaktuar në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët e aplikimit, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje  tjera në lidhje me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve  të Bordit Drejtues, përkatësisht të Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjeve Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022).

19. Data, koha dhe vendi i saktë i mbajtjes së intervistës publikohen në ueb - faqen e internetit të themeluesit të Ndërmarrjes Publike.

20. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e kompletuar si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.