Thirrje publike nr.06/2023 për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 5 (pesë) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup
Në bazë të nenit 17, nenit 17-a paragrafi 1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 38/96, 6/2002, 40/2003, 49/2006, 22/2007, 83 /2009, 97/2010, 6/2012, 119/2013, 41/2014, 138/2014, 25/2015, 61/2015, 39/2016, 64/2018, 35/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/2019, 89/2022 dhe 274/2022), neni 23 dhe neni 23-a të Statutit të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup nr. 13/1-2 datë 29.8.2007, nr. 1344/1-77, datë 19.9.2008, nr. 123/1-3, datë 30.1.2009, nr. 655/1-3 datë 11.5.2009, nr. 154/1-3 datë 8.2.2011, nr. 981/1-3 datë 21.10.2011 nr.213/1-2 datë 11.2.2013, nr. 1456/1-1 datë 2.10.2013, nr.68/1-2 datë 16.1.2015, бр.02-231/1-3 datë 18.1.2016, nr.0101-751/3 datë 10.2.2017, nr.0101-4172/2 datë 17.8.2017, nr.0101-4716/3 datë 22.9.2017, nr.0101-1940/3 datë 24.4.2019, nr.0101-824/5 datë 6.2.2020, nr.0101-4811/8 datë 26.10.2022 dhe nr.0101-3566/5 datë 31.7.2023 dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e Thirrjes Publike, mënyrën e paraqitjes së fletëparaqitjes, formularët e regjistrimit, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjen e kandidatëve dhe çështje tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të Ndërmarrjeve Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon:
THIRRJE PUBLIKE nr. 06/2023
për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 5 (pesë) anëtarëve të Bordit
Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup
1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm, publikon Thirrje Publike për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 5 (pesë) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup, me mandat katër vjeçar, me të drejtë edhe për një mandat tjetër.
2. Emri i Ndërmarrjes Publike: Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup
3. Shifra dhe veprimtaria e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup sipas Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (KNV) është:
- 52.21- Veprimtari shërbimi në lidhje me transportin tokësor.
4. Kompetencat e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup janë:
- 02.10- Kultivimi i pyjeve dhe aktivitete të tjera që lidhen me pylltarinë;
- 26.11- Prodhimi i pjesëve përbërëse (komponentëve) elektronik;
- 27.20-Prodhimi i baterive dhe akumulatorëve;
- 27.33-Prodhimi i materialit instalues elektrik ;
- 27.90-Prodhimi i pajisjeve të tjera elektrike;
- 28.99-Prodhimi i makinerive të tjera të specializuara, të pa përmendura diku tjetër;
- 33.13-Riparimi i pajisjeve elektronike dhe optike;
- 33.14-Riparimi i pajisjeve elektrike;
- 33.20-Instalimi i makinerive dhe pajisjeve industriale;
- 42.12-Ndërtimi i hekurudhave dhe hekurudhave nëntokësore;
- 2.13 - Ndërtimi i urave dhe tuneleve;
- 42.22-Ndërtimi i linjave elektrike dhe linjave të telekomunikacionit;
- 42.99-Ndërtimi i objekteve të tjera të inxhinierisë civile, të paklasifikuara diku tjetër
- 43.21-Punimet e instalimeve elektrike
- 43.31-Suvatim;
- 43.32-Vendosja e zdrukthëtarisë;
- 43.33-Vendosje mbulese dyshemeje dhe muri;
- 43.34-Lyerje dhe vendosje e xhamave;
- 43.39-Punime të tjera ndërtimore përfundimtare;
- 43.99-Punime të tjera të specializuara ndërtimore, të paklasifikuara diku tjetër;
- 45.20-Mirëmbajtja dhe riparimi i mjeteve motorike;
- 46.77 - Tregti me shumicë e mbetjeve dhe deponive;
- 46.90-Tregti jo e specializuar me shumicë;
- 47.52-Tregtia me pakicë e mallrave metalike, ngjyra dhe qelq në dyqane të specializuara;
- 52.10 - Magazinimi i mallrave;
- 55.10-Hotele dhe objekte të ngjashme për akomodim;
- 55.20-Vendpushime dhe objekte të tjera për qëndrime më të shkurtra;
- 55.30-Kampe, autokampe dhe hapësira kampingu;
- 55.90-Llojet e tjera të akomodimit;
- 62.01-Programim kompjuterik;
- 62.02-Aktivitetet e konsulencës kompjuterike;
- 62.09-Shërbime të tjera që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe kompjuterët;
- 63.11-Përpunimi i të dhënave, hostimi dhe veprimtari të ngjashme;
- 68.10-Blerje dhe shitje te pasurive të patundshme;
- 68.20-Lëshimi dhe administrimi i pasurive të patundshme personale ose të pasurisë së patundshme të marrë me qira (lizing);
- 71.11-Veprimtari arkitekturore;
- 71.12-Veprimtari inxhinierie dhe konsulencë teknike inxhinierike të lidhur me to;
- 82.99-Aktivitete të tjera të shërbimeve ndihmëse të biznesit, të pa përmendura diku tjetër;
- 95.11-Riparimi i kompjuterëve dhe pajisjeve periferike (kompjuterike shtesë);
- 95.12-Riparimi i pajisjeve të komunikimit;
- 95.21-Riparimi i pajisjeve elektronike të përdorimit më të gjerë.
5. Ueb faqja e internetit e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup https://mzi.mk.
6. Për anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup, mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
- është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të ketë marrë së paku 240 kredite sipas SETK ose të përfunduar shkallën VII/1 të arsimit dhe
- në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
- anëtarët e bordit drejtues duhet gjithashtu të kenë përvojë të përshtatshme pune, përkatësisht:
- dy anëtarë të bordit drejtues duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjeve publike (në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive e publikuar nga ana e Entit Shtetëror të Statistikës),
- të paktën një anëtar i bordit drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare,
- së paku një anëtar i bordit drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike dhe
- të paktën një anëtar i bordit drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e shkencave teknike.
7. Me fletëparaqitjen kandidatët detyrimisht duhet të dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
- Formularë për aplikim;
- Biografi të shkurtër;
- Letër interesi/motivimi për pozitën për të cilën aplikon;
- Certifikatë të shtetësisë;
- Certifikatë ose diplomë për arsimin e lartë të kryer më së paku 240 kredite të marra sipas SETK ose të përfunduar shkallën VII/1 të arsimit, adekuate për vendin për të cilin aplikon;
- Vërtetim se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
- Histori të punësimit nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me përvojë pune të evidentuar;
- Deklaratë e noterizuar se kandidati me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale vërteton për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave në fletëparaqitje dhe dokumentacionin e parashtruar.
- Certifikatat, licencat, vërtetime, diploma të lëshuara nga autorizuesit përkatësisht institucionet e akredituara, për lëshimin e tyre në përputhje me ligjin për pozicionin e kërkuar.
8. Dokumentet nga pika 7 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Thirrje Publike për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 5 (pesë) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për infrastrukturë hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup
9. Anëtarët e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Thirrje Publike për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 5 (pesë) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup i emëron, përkatësisht i shkarkon themeluesi i Ndërmarrjes Publike - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
10. Anëtar i Bordit drejtues të Ndërmarrje Publike nuk mund të ketë interesa personale, nëpërmjet personit të tretë ose në çfarëdo baze në ndërmarrje ose shoqëri tregtare që është në marrëdhënie afariste me ndërmarrjen publike, të cilat mund të kenë çfarëdolloj ndikimi në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në vendimmarrje në ndërmarrjen publike. Secili anëtar i Bordit drejtues është i detyruar të paralajmërojë themeluesin për ekzistimin e interesit të tillë në mesin e një ose më shumë anëtarëve të Bordit Drejtues.
11. Të papajtueshme janë funksioni kryetar dhe anëtar të Bordit Drejtues të ndërmarrjes publike me funksionet kryetar dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
12. Detyrat e punës, përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarëve të Bordit drejtues janë përcaktuar në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Statutin e Ndërmarrjes Publike dhe Rregulloren e Punës së Bordit drejtues.
13. Anëtarët e Bordit drejtues të Ndërmarrjes Publike për infrastrukturë hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup marrin kompensim në përputhje me Vendimin e Bordit drejtues nr.0201-4733/3 datë 3.8.2021 edhe atë: kryetari: 12.000,00 denarë, zëvendëskryetari: 11.000,00 denarë dhe anëtari: 10.000,00 denarë.
14. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 10 ditë punë, llogaritur ditën e publikimit të Thirrjes Publike.
15. Thirrja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në faqen e internetit të Ndërmarrjes Publike për infrastrukturë hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup https://mzi.mk.
16. Afati i fundit për aplikim është 2 .10.2023
17. Procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për infrastrukturë hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Shkup, do ta zbatojë Komisioni për Burime Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta përbëhet nga dy faza edhe atë: Faza 1 – përzgjedhja administrative dhe Faza 2 – intervista. Për kandidatët të cilët gjatë përzgjedhjes administrative konstatohen se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara të thirrjes publike ose nuk kanë dorëzuar dëshmitë nevojshme, procedura e përzgjedhjes përfundon. Përzgjedhja administrative përfundon më së voni 15 ditë pas skadimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve në thirrjen publike. Komisioni, më së voni dhjetë ditë nga dita e përfundimit të përzgjedhjes administrative, kryen intervistë me kandidatët që kaluan me sukses përzgjedhjen administrative. Mënyra e pikëve për secilën nga fazat e përzgjedhjes është përcaktuar në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtresës së fletëparaqitjes, formularët e aplikimit, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve drejtues, përkatësisht të Këshillit Mbikëqyrës të Ndërmarrjeve Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022).
18. Data, koha dhe vendi i saktë i intervistës publikohen në faqen e internetit të themeluesit të Ndërmarrjes Publike.
19. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.