Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në margjinat e Samititi të tretë të Komunitetit Politik Evropian, në Granada, Spanjë, realizoi takim me Kryeministrin e Irlandës, Leo Varakdar.
Në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të cilat janë pa çështje të hapura, si dhe interesi për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, para se gjithash në planin ekonomik.
Kryeministri Varadkar theksoi se Irlanda fuqishëm e mbështetë integrimin e vendit në BE, dhe gjithashtu është ndër mbështetësit më të mëdhenj të politikës së zgjerimit të BE-së. Në takim nga ana e Kryeministrit irlandez u theksuan përfitimet që Irlanda ka si vend anëtar i BE-së, duke theksuar se përfitime të tilla të rëndësishme për progresin dhe zhvillimin duhet të ndjehen edhe nga vendet e tjera. Në këtë drejtim, ai theksoi se Maqedonia e Veriut tashmë shumë gjatë ka pritur në atë rrugë.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale politike në vend, në kuadër të ndryshimit të Kushtetutës, ku bashkërisht u konfirmua se kjo do të përfaqësonte lëvizjen praktike në rrugën evropiane.