Varadkar: Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së, ekonomikisht do ta përforcojë dhe do ta mbrojë identitetin e saj nacional

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, në një video-mesazh i jep mbështetje të plotë Maqedonisë së Veriut që të bëhet anëtare e BE-së. Varadkar thekson se BE-ja mbron dhe respekton identitetin nacional të shteteve anëtare, ai flet edhe për zhvillimin ekonomik dhe përfitimet që ka vendi i tij si anëtar i BE-së. Nga një vend relativisht i varfër 15 vite më parë, Irlanda si anëtare e Unionit arriti të përforcojë ekonomikisht dhe të mundësojë prosperitet për gjeneratat e reja në vend.

“Irlanda e mbështet plotësisht kërkesën e Maqedonisë së Veriut për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Ne kemi hyrë në BE 15 vite më parë, kemi qenë një vend i pazhvilluar, madje një vend relativisht i varfër, sipas standardeve evropiane. Anëtarësimi në BE na ka ndihmuar të transformojmë ekonominë tonë, ta përmirësojmë atë, në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të ndërtojnë jetën e tyre aty, si dhe të zbulojnë mundësi të tjera”, thotë Kryeministri irlandez në video-fjalimin e tij.

Varadkar, në fjalimin e tij, thekson se anëtarësimi i Irlandës në BE e ndihmoi vendin të mbrojë identitetin e tij nacional. Kryeministri i Irlandës dëshiron që Maqedonia e Veriut të bëhet sa më shpejt anëtare e familjes së madhe evropiane.

“Anëtarësimi në BE na ka ndihmuar të mbrojmë dhe ruajmë të identitetin tonë nacional. Shumë në atë kohë thanë se Irlanda do të gëlltitet nga i madhi Bashkim Evropian, por Unioni nuk funksionon ashtu. Ai respekton identitetet dhe diversitetin nacional. Dhe pres me padurim që Maqedonia e Veriut t'i bashkohet familjes së BE-së sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë Leo Varadkar, Kryeministër i Irlandës.
 

Deklarata integrale e Kryeministrit të Irlandës, Leo Varadkar

Unë jam Leo Varadkar, Kryeministër i Irlandës. Dua të them se Irlanda e mbështet plotësisht kërkesën e Maqedonisë së Veriut për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Ne u bëmë pjesë e BE-së 15 vite më parë, kemi qenë një vend i pazhvilluar, madje një vend relativisht i varfër, sipas standardeve evropiane. Anëtarësimi në BE na ka ndihmuar të transformojmë ekonominë tonë, ta përmirësojmë atë, në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të ndërtojnë jetën e tyre aty, si dhe të zbulojnë mundësi të tjera.

Krahas kësaj, konsiderojmë se anëtarësimi i Irlandës në BE e ndihmoi vendin të mbrojë identitetin e tonë nacional. Shumë në atë kohë thanë se Irlanda do të gëlltitet nga i madhi Bashkim Evropian, por Unioni nuk funksionon ashtu. Ai respekton identitetet dhe diversitetin nacional.

Dhe pres me padurim që Maqedonia e Veriut t'i bashkohet familjes së BE-së sa më shpejt të jetë e mundur.

Me fat.