Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Tekstet Shkollore për klasën e gjashtë, të cilat tanimë janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve Shkollore dhe kanë marrë publikimin CIP, tanimë janë duke u shtypur dhe shpërndarë në shkolla. Përgjegjësit për shpërndarjen e Tekteve Shkollore janë të angazhuar dhe të përkushtuar maksimalisht, në marrëveshje me udhëheqësin e shkollës që ti shpërndajnë edhe gjatë kësaj fundjave.
Tekstet Shkollore të gjuhës shqipe dhe të shkencave natyrore në gjuhën maqedonase për klasën e gjashtë, për të cilat pas miratimit nga Komisioni Kombëtar për Tekste Shkollore, është marrë publikimi CIP më 27 shtator, gjegjësisht më 29 shtator, ndërsa marrëveshjet me autorët janë nënshkruar më 2 tetor, janë futur në procesin e shtypjesë dhe shpërndarjesë.
Ndërsa Tekstet Shkollore në gjuhën maqedonase dhe të shkencave natyrore me mësim në gjuhën shqipe morën publikim CIP më 4 tetor, ndërsa marrveshjetë me autorët u lidhën sot dhe menjëherë iu dorëzuan operatorit ekonomik të përzgjedhur për redaktim grafik, shtypje, pas së cilës shpërndarja do të të kryhet gjatë javës së ardhshme.
Për Tekstin Shkollor në lëndën e matematikës sot është nënshkruar marrëveshje me autorët.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se në pajtueshmëri me planin për reformimin e arsimit fillor, në vitin e ri shkollor janë përpiluar plane dhe programe të të reja mësimore për klasat e treta dhe të gjashta dhe në bazë të tyre nxënësit do të marrin edhe Tekstet e reja Shkollore. Tekstet Shkollore të klasës së tretë u shpërndan plotësisht muajin e kaluar.
Situata me Tekstet Shkollore këtë vit është përmirësuar ndjeshëm , MASH shpërndau tirazh prej gati 1.4 milionë Tekste Shkollore në shkollat fillore dhe të mesme , për të cilat për herë të parë pas 15 vitesh janë përpiluar 150 tituj të Teksteve Shkollore.