Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski me rastin e 11 Tetorit bëri homazhe në Memorialin Përkujtimor në Kumanovë

Me nderime të larta, delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore - 11 Tetorit, sot vendosi lule të freskëta te Memoriali Përkujtimor në Kumanovë.
 
Në kuadër të delegacionit qeveritar të pranishëm ishin zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe ministri i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu.

Homazhe bënë edhe përfaqësues të Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Armatës, Unionit të Luftëtarëve, si dhe delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në Memorialin Përkujtimor në Kumanovë, për nder të luftëtarëve të rënë, lule vendosën edhe delegacione të shumta, përfshirë një delegacion nga komuna e Kumanovës, përfaqësues të Bordit Komunal të Luftëtarëve të Qytetit të Kumanovës, përfaqësues të korit diplomatik, partive politike parlamentare, institucioneve shtetërore, agjencive, ndërmarrjeve publike, shoqatave dhe shumë të tjerë.