Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij në Tiranë, Shqipëri, ku mori pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, u takua me Antonella Basani, Presidente e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.Në takim, përveç Kryeministrit Kovaçevski, ishte edhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq.
Bashkëbiseduesit diskutuan për projektet aktuale dhe planet afatmesme të Maqedonisë së Veriut, si dhe të vendeve të rajonit.Në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe sfidat nga zhvillimet gjeopolitike në Evropë dhe botë, dhe se si e gjithë kjo ndikon në ekonominë globale.
Në takim u shkëmbyen mendime për projeksionet e rritjes së vendeve të rajonit gjatë këtij viti, si dhe projeksionet për stabilitetin ekonomik dhe financiar global.
Partneriteti me Bankën Botërore dhe mbështetja që merr Maqedonia e Veriut është me rëndësi të madhe, Korniza e bashkëpunimit është bazë për t'u ofruar qytetarëve kushte më të mira jetese, si dhe për investime në përmirësimin e konkurrencës së sektorit privat, investime në infrastrukturë, zhvillimin e potencialit njerëzor dhe forcimin e menaxhimit të financave publike.
Me përpilimin e Kornizës së re të Partneritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bankën Botërore, ndjeshëm do të rritet mbështetja financiare për vendin tonë dhe do të jetë gati dyfish më e lartë se më parë.
Në takim u vlerësua se ky lloj bashkëpunimi paraqet konfirmim të mbështetjes që vjen nga një partner serioz dhe në këtë mënyrë dërgon porosi të fortë për partnerët dhe investitorët ndërkombëtarë.
Kryeministri Kovaçevski dhe Presidentja Basani shprehën kënaqësinë për partneritetin e fortë afatgjatë të Maqedonisë së Veriut me Bankën Botërore, si dhe rezultatet zhvillimore të arritura në vitet e bashkëpunimit.