Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, filloi vizitën zyrtare në UNESCO në Paris, ku u prit nga drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Odre Azule. Vizita e Kryeministrit Kovaçevski është vizita e parë e një Kryeministri të Maqedonisë në UNESCO.
Kryeministri Kovaçevski, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, realizuan takim me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s, Azule.
Në takim u theksua se këtë vit Republika e Maqedonisë së Veriut shënon 30 vjetorin e anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Në kontekstin aktual kulturor global, Maqedonia e Veriut është një shembull i vlefshëm i një demokracie të suksesshme multietnike, si një vend që tregoi në vepër se diplomacia është një mjet për zgjidhjen e sfidave. Dhe me trashëgiminë e lashtë gjuhësore dhe kulturore maqedonase dhe përmes shoqërisë funksionale multikulturore, vazhdon të kontribuojë në mozaikun e diversiteteve që kultivon edhe UNESCO, që janë karakteristikë e botës së përbashkët.