Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, më 21 nëntor 2023 (e martë) në ora 15:25 do të mirëpret Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriu, vizita e cila është e para që kur vendi u bë anëtar i plotë i NATO-s.
Materiali video nga pritja zyrtare mund të ndjekni në rezolucion HD të lartë, përmes linkut të mëposhtme:
Официјален пречек на Генералниот секретар на НАТО, Столтенберг од страна на премиерот Ковачевски
Sipas agjendës nga vizita zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, menjëherë pas ceremonisë së mirëseardhjes është paraparë takim kokë më kokë me kryeministrin Kovaçevski, ku pas së cilës do të vazhdoj takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Nga delegacioni i Maqedonisë prezent do të jenë ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Dane Taleski.
Kryeministri Kovaçevski dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, në ora 16:30 do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në qendrën e mediave në hapsiarat e Qeverisë.
Video materialin nga konferenca e përbashkët për shtyp të kryeministrit Kovaçevski dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg mund ta ndjekni në rezolucion HD të lartë, përmes linqeve të mëposhtme:
Прес-конференцијата на македонски јазик