Thirrje publike nr.13/2023 për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 1 (një) anëtar të Bordit Drejtues nga radha e personave të afirmuar dhe profesional dhe 1 (një) anëtar të Bordit për kontrollin e punës materiale - financiare
Në bazë të nenit 17, nenit 17-a, nenit 26 dhe nenit 26-a të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.38/96, 6/2002, 40/2003, 49/2006, 22/2007, 83/2009, 97/2010, 6/2012, 119/2013, 41/2014, 138/2014, 25/2015, 61/2015, 39/2016, 64/2018, 35/2019 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 275/2019, 89/2022 dhe 274/2022), nenit 15 dhe nenit 16 të Ligjit për Shpalljen e Ligjeve dhe Dispozitave dhe Akteve të tjera në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.56/99, 43/2002 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 21/2021), nenit 20, nenit 21, nenit 23, nenit 24 dhe nenit 25 të Statutit të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. - Shkup nr.0101-1376 datë 25.4.2003, nr.01-534/1 datë 30.1.2015, nr.01-1223/1 datë 26.2.2015, nr.01-1220/1 datë 24.6.2016, nr.01-6308/1 datë 31.10.2017 dhe nr.01-2434/1 datë 14.10.2022 dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët е paraqitjes, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje të tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të ndërmarrjeve publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.283/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall:
THIRRJE PUBLIKE nr.13/2023
për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 1 (një) anëtar të Bordit Drejtues
nga radha e personave të afirmuar dhe profesional dhe 1 (një) anëtar të Bordit për kontrollin e punës materiale - financiare të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. - Shkup
1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të sekretarit të përgjithshëm, shpall Thirrje Publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 1 (një) anëtar të Bordit Drejtues nga radha e personave të afirmuar dhe profesional dhe 1 (një) anëtar të Bordit për kontrollin e punës materiale - financiare të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. - Shkup, me të drejtë edhe për një mandat të njëpasanjëshëm.
2. Emri i Ndërmarrjes Publike: Ndërmarrja Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. - Shkup.
3. Shifra dhe veprimtaria e Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. - Shkup sipas Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (KNV) është:
18.13 Veprimtari shërbimi lidhur me shtypjen dhe publikimin;
47.61 Tregti me pakicë e librave në dyqane të specializuara;
47.62 Tregti me pakicë e gazetave dhe pajisjeve për zyrë në dyqane të specializuara;
47.91 Tregti me pakicë nëpërmjet postës dhe internetit;
58.11 Botimi i librave;
58.13 Botimi i gazetave;
58.14 Botimi i revistave dhe publikimeve periodike;
58.19 Aktivitete të tjera botuese;
63.11 Përpunimi i të dhënave, hostimi dhe veprimtari të ngjashme;
63.12 Portalet e internetit;
69.10/4 Çështje tjera juridike;
4. Kompetencat e Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. - Shkup janë:
− kryen publikimin e ligjeve, dispozitave dhe akteve tjera dhe botimin e fletores zyrtare “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, e cila është me interes publik. Në çështjen e tregtisë së jashtme, Ndërmarrja Publike kryen veprimtarinë e shitjes ose shpërndarjen e fletores zyrtare “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, në formë të shtypur dhe/ose elektronike, jashtë vendit edhe atë në: organet shtetërore të huaja, institucionet e huaja dhe persona të tjerë juridik të huaj, përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, si dhe institucionet e tjera dhe personat juridikë nga Republika e Maqedonisë së Veriut me seli jashtë vendit.
5. Faqja e internetit e Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. – Shkup www.slvesnik.com.mk
6. Për anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. – Shkup nga radha e personave të afirmuar shkencor dhe profesional mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit dhe
- në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
- anëtarët e Bordit Drejtues duhet të kenë edhe përvojë adekuate të punës, edhe atë:
- dy anëtarë të Bordit Drejtues duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjeve publike (në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive e publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës),
- të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare,
- të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike dhe
- të paktën një anëtar i Bordit Drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e shkencave teknike.
7. Për anëtar të Bordit për kontroll të punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o., mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- të ketë fituar së paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit nga fusha e shkencave juridike, shkencave ekonomike ose nga fusha e veprimtarisë së ndërmarrjes publike dhe
- në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
- anëtarët e Bordit për kontroll të punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike duhet të kenë përvojë adekuate të punës, edhe atë:
- një anëtar i Bordit Mbikëqyrës duhet të ketë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjeve publike në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive të Entit Shtetëror të Statistikës,
- një anëtar i Bordit Mbikëqyrës duhet të ketë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare dhe
- një anëtar i Bordit Mbikëqyrës duhet të ketë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike.
8. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
1) Formular për paraqitje;
2) Biografi të shkurtër;
3) Letër interesi/motivimi për pozitën për të cilën aplikon;
4) Certifikatë të shtetësisë;
5) Certifikatë ose diplomë për arsimin e lartë të përfunduar me së paku 240 kredi të fituara sipas SETK ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 të arsimit, adekuate për vendin për të cilin paraqitet;
6) Vërtetim se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
7) Histori të punësimit nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me stazh të evidentuar;
8) Deklaratë e vërtetuar në noter se kandidati me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale vërteton për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave në fletëparaqitje dhe për dokumentacionin e parashtruar.
9) Certifikata, licenca, vërtetime, diploma të lëshuara nga institucionet e autorizuara përkatësisht të akredituara për lëshimin e tyre në përputhje me ligjin për pozicionin e kërkuar.
9. Dokumentet nga pika 8 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. “Ilinden” nr.2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Thirrjen Publike për paraqitjen e personave të interesuar për emërimin e 1 (një) anëtar të Bordit Drejtues nga radha e personave të afirmuar dhe profesional dhe 1 (një) anëtar të Bordit për kontrollin e punës materiale - financiare të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. - Shkup, me shënim për pozitën që aplikon.
10. Anëtarët e Bordit Drejtues/Bordit për kontrollin e punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. - Shkup, i emëron, përkatësisht i shkarkon themeluesi i ndërmarrjes publike – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
11. Anëtari i Bordit Drejtues/Bordit për kontrollin e punës materiale - financiare të Ndërmarrjes Publike nuk mund të ketë personalisht, nëpërmjet personit të tretë ose në çfarëdo baze interesa në ndërmarrje ose në shoqërinë tregtare që është në marrëdhënie afariste me ndërmarrjen publike, të cilat mund të kenë çfarëdolloj ndikimi në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në vendimmarrje në ndërmarrjen publike. Secili anëtar i Bordit Drejtues/Bordit për kontrollin e punës materiale - financiare të Ndërmarrjes Publike është i detyruar të paralajmërojë themeluesin për ekzistimin e interesit të tillë në mesin e një ose më shumë anëtarëve të Bordit Drejtues/Bordit për kontrollin e punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike.
12. Të papajtueshme janë funksioni kryetar dhe anëtar i Bordit Drejtues/Bordit për kontrollin e punës materiale-financiare të Ndërmarrjes Publike me funksionet kryetar dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
13. Detyrat e punës, përgjegjësitë dhe obligimet e anëtarëve të Bordit Drejtues/Bordit për kontrollin e punës materiale-financiare janë të përcaktuara në përputhje me Ligjin për Shpalljen e Ligjeve, Dispozitave dhe Akteve të tjera në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Statutin e Ndërmarrjes Publike dhe Rregulloren e punës së Bordit Drejtues/Bordit për kontrollin e punës materiale - financiare.
14. Anëtarët e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. - Shkup, marrin kompensim në përputhje me Vendimin nr.02-1678/1 datë 27.8.2021 edhe atë: kryetari: 12.000,00 denarë dhe anëtarët 10.000,00 denarë.
15. Anëtarët e Bordit për kontrollin e punës materiale - financiare të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. – Shkup, marrin kompensim në përputhje me Vendimin nr.02-1680/1 datë 27.8.2021 edhe atë: kryetari: 12.000,00 denarë dhe anëtarët 10.000,00 denarë.
16. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 10 ditë pune, llogaritur nga dita e publikimit të Thirrjes Publike.
17. Thirrja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në faqen e internetit të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. – Shkup www.slvesnik.com.mk
18. Afati i fundit për paraqitje është 25.12.2023.
19. Procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues/Bordit për kontrollin e punës materiale - financiare të Ndërmarrjes Publike Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, c.o. – Shkup do t’a zbatojë Komisioni për Burime Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta përbëhet nga dy faza edhe atë: Faza 1 – përzgjedhja administrative dhe Faza 2 – intervista. Për kandidatët të cilët gjatë përzgjedhjes administrative konstatohet se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara të thirrjes publike ose nuk kanë dorëzuar dëshmi të nevojshme, procedura e përzgjedhjes përfundon. Përzgjedhja administrative përfundon më së voni 15 ditë pas skadimit të afatit për paraqitjen e kandidatëve në thirrjen publike. Komisioni, më së voni dhjetë ditë nga dita e përfundimit të përzgjedhjes administrative, zbaton intervistë me kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen administrative. Mënyra e pikëzimit për secilën nga fazat e përzgjedhjes është përcaktuar në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtrimit të fletëparaqitjes, formularët e paraqitjes, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje tjera në lidhje me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të ndërmarrjeve Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022).
20. Data, koha dhe vendi i saktë i mbajtjes së intervistës publikohen në faqen e internetit të themeluesit të Ndërmarrjes Publike.
21. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe e pakompletuar si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.