Qeveria udhëheq një politikë fiskale dhe monetare jashtëzakonisht stabile, politikat ekonomike japin rezultate, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në intervistën e sotme në “Studio 10” në Televizionin 24.
Në intervistë, kryeministri Kovaçevski thekson se rezultatet e politikave ekonomike të qeverisë janë të dukshme, pagat dhe pensionet janë rritur, inflacioni është ulur.
“Paga minimale është rritur për 100% në krahasim me atë që ka qenë në vitin 2016, paga mesatare është gati 38.000 denarë, premtimet kanë qenë 500 euro, dhe tashmë është 615 euro. Ishte e paimagjinueshme. Shkalla e papunësisë prej 26% sot është 13% në fund të vitit të ardhshëm do të jetë 11% ndoshta edhe 10.5%. Në vitin 2025, për herë të parë në histori, do të hyjmë në një normë papunësie njëshifrore. Shkalla e inflacionit nga 20% e kemi ulur gati 7 herë, tani është 3.1%, inflacioni i ushqimeve 1%”, tha kryeministri Kovaçevski.
Kryeministri iu referua edhe pakos së nëntë të fundit të masave kundër krizës me vlerë 662 milionë euro, e cila mbulon mbi 400 mijë qytetarë nga kategoritë më të rrezikuara, si dhe 180 mijë pensionistë që do të marrin ndihmë nga buxheti në kushte krize.
“Të gjithë pensionistët që kanë pensione deri në 14.000 denarë do të marrin në 5 muajt e ardhshëm nga 3.000 denarë, ata me pensione nga 14.000 deri në 16.000 denarë do të marrin nga 2.000 denarë dhe ata me pensione nga 16.000 deri në 19.000 denarë do të marrin 1.000 denarë. Është një ndihmë e shkëlqyer nga buxheti për pensionistët në kushte krize”, theksoi në intervistë kryeministri Kovaçevski.
Ai shtoi se çmimi i rrymës mbetet 90% i subvencionuar, por edhe se është kthyer tarifa e lirë ditore, e cila ka një rëndësi të madhe.
“Ka masa antikrizë për të gjitha ato kategori të rrezikuara qytetarësh, prindër të vetëm, persona me aftësi të kufizuara, përfitues të ndihmës. Për herë të parë ndihmë financiare marrin edhe nxënësit, nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore, për herë të parë është futur ushqimi studentor për studentët. Këto janë gjëra që nuk ekzistonin. Masat janë të synuara dhe synojnë ata që kanë më pak në shoqëri, kjo është politika socialdemokrate”, tha kryeministri Kovaçevski në emisionin “Studio 10” në Televizionin 24.