Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Vjenë të Austrisë ka takuar Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid. Në takim u përshëndet kryesimi i suksesshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, me të cilin shteti edhe një herë tregoi përkushtimin e tij për multilateralizëm.
Në takim, të dy bashkëbiseduesit konstatuan se kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në paraqiste një detyrë komplekse, të cilën vendi e përfundoi me sukses në kushtet e krizës më të madhe të sigurisë dhe gjeopolitike në kontinentin evropian pas Luftës së Dytë Botërore.
Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se si anëtare e Trojkës, Maqedonia e Veriut është e gatshme t'i ofrojë të gjithë mbështetjen kryesues aktuale - Maltës dhe të vazhdojë të kontribuojë në proceset për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm evropian.
Bashkëbiseduesit diskutuan për proceset e ardhshme zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe theksuan rëndësinë e OSBE-së në këtë drejtim.