Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot realizoi takim me Ambasadoren e SHBA, SH.S Angela Ageler.
Në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për ecurinë e proceseve demokratike në vend. Kryetari Mickoski e theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve, duke theksuar se mbështetja nga pala amerikane është kyçe për zhvillimin dhe stabilitetin në rajon.
Ambasadorja Ageler e konfirmoi përkushtimin e SHBA-së për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmëri për mbështetje në reformat dhe projektet kyçe të parashikuara në periudhën që vijon. Takimi përfundoi me dakordim për forcim të vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.