“Është shfuqizim i vendimit të dhënë më parë, sepse është në kundërshtim me ligjin dhe nuk i përmbush kriteret dhe kushtet”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse unaza rreth BDI po shtrëngohet, sepse Qeveria ka marrë vendim për shfzqizimin e akreditimit për studimet në shkencat mjekësore në Universitetin e Strugës, si dhe shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë të klinikave.
Kryeministri Mickoski theksoi se i njëjti komision që më parë ka dhënë pëlqimin, i njëjti komision e ka shfyquzuar pëlqimin e dhënë.
“Nëse futeni thellë në atë procedurë, do të shihni se praktikisht komisioni që ka dhënë më parë pëlqimin, i njëjti komision e shfyqizon pëlqimin e dhënë. Pra, Ministrisë nuk i mbeti gjë tjetër veçse të vepronte sipas këtyre drejtimeve. Dhe prandaj marrëveshja e mëparshme për organizimin e një lloji të tillë të studimeve në Universitet, supozoj se e keni fjalën në Strugë, ajo marrëveshje praktikisht është shfyqizuar dhe tani atje nuk kanë të drejtë të organizojnë një lloj mësimi të tillë të arsimit të lartë." tha Kryeministri Mickoski.