“Ndryshimet e reja që i ka propozuar Qeveria parashikojnë zvogëlimin e numrin të funksionarëve në shëndetësisë, stop për dualizmin dhe gjetjen e përgjegjësisë, sepse deri më tani përgjegjësia disi kalohej nga njëri tek tjetri, nuk kishte hierarki të qartë dhe subordinim vertikal”, deklaroi Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në përgjigjen e pyetjes gazetareske gjatë vizitës së sotme në Komunën e Gjevgjelisë.
Mickoski sqaroi se deri më tani ka ndodhur që njëri drejtor merr një vendim, tjetri tjetër vendim, dhe kjo ka krijuar dualizëm dhe konflikt, që nga ana tjetër ka krijuar problem në funksionimin e shëndetësisë.
“Së dyti, ulje e kompensimeve për funksionarët. Ne nuk do të ndalemi këtu, reforma vazhdon, është intensive, do të kemi bashkimin e Qendrës Klinike, gjegjësisht klinikave në kuadër të Qendrës Klinike në një institucion, gjegjësisht person juridik dhe po vazhdojmë me rajonalizimin dhe qasjen lokale të sistemit shëndetësor”, potencoi Mickoski.
Mickoski theksoi se këto ndryshime janë propozuar në programin dhe qytetarët kanë votuar për të njejtat dhe shtoi se interesi i Qeverisë është mbrojtja e interesit të qytetarëve.