Mickoski: Ky është investimi i dytë për dy javë jo të plota me vlerë prej 20 milionë euro dhe 110 vende të reja pune

Falënderoj të ftuarin për fjalën hyrëse të fjalimit të sotëm, për konferencën e sotme për shtyp.

Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për ne që mund të mirëpresim një tjetër investim, i cili, siç tha zotëria, është rreth 20 milionë euro dhe kemi për fillim 110 vende të reja pune. Do të kemi një qendër kërkimore zhvillimi,  qendër alarmi, diçka që ka munguar deri më tani ose shumë pak prezente.

Dhe ajo që është për ne e rëndësishme  është se ky investim nuk ndalet këtu, por do të vazhdojë të zhvillohet më tej, gjegjësisht të rritet numri i të punësuarve dhe numri i eksportit, por gjithashtu edhe vetë investimi, i cili presim të paktën të dyfishohet në vitet në vijim.

  
Gjithashtu dua të them se vetë kompania është lider në treg në Gjermani dhe është e pranishme atje me rreth 25% të saj dhe diçka që paraqet një rekomandim të rëndësishëm për ne, sepse presim që një pjesë e kompanive të cilat investitori furnizon me produktet e tyre të ndjekin shembullin e investitorit dhe ashtu siç erdhi këtu Epsotex, të vijnë dhe të investojnë.

Diçka që do të thotë vlerë e shtuar për ekonominë tonë dhe diçka që do të sjellë më shumë mjete në buxhet, më shumë fonde për projekte kapitale me fokus për qytetarët. Qëllimi ynë është ta duam Maqedoninë me vepra.