Mickoski: Gjendjet e trashëguara me Buxhetin janë alarmante, mungojnë para, do të ketë hetime se si janë shpenzuar, por do të miratojmë ribalancin i cili do ta stabilizojë situatën

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pjesëmarrjen e sontme në Ditarin Qendror të TV Sitel, thotë se seanca e qeverisë për ribalancimin e buxhetit nuk ka përfunduar ende, duke treguar se gjendjet e trashëguara janë alarmante dhe katastrofike, por theksoi se do të ketë hetime se si dhe çfarë është shpenzuar.

“Kemi të bëjmë me një situatë katastrofike alarmante që i kanë lanë pas, kanë përpiluar buxhet për 6 muaj, sikur kur e kanë përpiluar Buxhetin e kanë ditur se nuk do të ishin më në Qeveri, kështu që u përpoqën t'i lënë sa më shumë probleme Qeverisë së re. Kështu që miliardë e miliardë denarë mbetën të pambuluara, obligimet ligjore të cilat duhej t'i bënin nuk i kanë paraparë në Buxhet etj. Por mendoj se organet e hetimit do të kenë shumë punë për të bërë në periudhën në vijim”, ishte decid ai.

I pyetur se çfarë do të thotë kjo, kryeministri Mickoski tha:

„Le të hetojnë të gjitha këto gjëra që lanë si mangësi dhe pse janë mangësi. Ja për shembull, t'ju tregoj se punëtorët e Pyjeve Nacionale nuk kanë paga për 4 muaj dhe nevojiten rreth 250 deri në 280 milionë denarë. Ujësjellësi gjithashtu nuk ka marrë paga, urgjentisht nevojiten 60 deri në 100 milionë denarë”.

Sipas kryeministrit Mickoski, kjo gjendje vjen si pasojë e keqmenaxhimit të qeverisë së kaluar.

“Dhe kjo është rezultat i keqmenaxhimit ndërsa për bujqit mungojnë 3 miliardë e 700 mijë denarë. Një miliard e 200 mijë janë para që duhet të paguhen në bazë të gjobave sepse disa nga ministrat që kanë treguar sjellje të egërr dhe i shpërndanë punonjësit në institucione jashtë kornizave të ligjit, punonjësit kanë paditur dhe tani Buxheti duhet t'i servisojë ato detyrime se dikush u soll në mënyrë të egërsuar." shtoi kryeministri Mickoski.