Pata kënaqësinë të mirëpres në një vizitë kurtuazie Ambasadorin e Sllovenisë, Sh.T. Gregor Presker.
Shpreha kënaqësinë time për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh mes dy vendeve tona dhe e falënderova Ambasadorin Presker për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në procesin integrues të Maqedonisë së Veriut në BE.
Ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin në politikat e qeverisjes së mirë dhe të luftës kundër korrupsionit, si në nivel dypalësh ashtu edhe në kuadër të nismave të BE-së, për të replikuar praktikat e mira të zbatuara nga miqtë tanë sllovenë.