Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ishte mysafir në emisionin Top Temë në TV Tellma, ku iu referua mjeteve nga Bashkimi Evropian që janë të parapara për Maqedoninë në planin e rritjes dhe theksoi se Ministrat Murtezani, Mucunski, Bozhinovska, Andonovski, Koçovska Dimitrieska dhe Nikolloski e përfunduan dosjen shtetërore për dy javë, gjë që qeveria e kaluar nuk e bëri për dy vjet.
Kishim një problem me disa nga angazhimet që e dinim se nuk mund t'i përmbushnim. Dosja jonë është mbyllur dhe tani presim miratimin nga Komisioni Evropian, sepse një pjesë e projekteve që janë ndërmarrë nga qeveria e mëparshme, nuk mendoj të vazhdoj t'i zbatoj. Si kryeministër i kësaj qeverie, nuk më shkon në mendje të shpenzoj 550 milionë euro për një hekurudhë që përfundon në rrugë pa dalje në një gjysmë tunel, pa të ardhme të parashikueshme pasi do të jetë më tej në Detin e Zi, mbi bazën e një fidiku të kuq, që do të thotë se dënimet mund të arrijnë deri në 750 milionë euro, tha kryeministri Mickoski.
Kërkoj që ato para t’i shpenzojmë për modernizimin e hekurudhës në korridorin 10 dhe trenat të ecin me 100 në orë në vend të 30 në orë dhe në vend që buxheti i ndërmarrjes publike Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastrukturë të reduktohet tre herë mund të rritet tre herë dhe në vend që të kemi një lokomotivë operative për herë të parë pas dy vitesh, të blejmë 5 të reja dhe të kemi më shumë kompozime të vagonëve që do të kalojnë nëpër vend, tha Mickoski dhe shtoi se pret interkonektorin me Greqinë të financohet me fonde të tilla në vend që të kërkojë ritenderim apo zgjatje pasi kjo vetëm mund të rrisë çmimin e kostos.