Këtu në malin Serta, afër Komunës së Negotinës, mund të them se zjarri ka disa ditë që është shuar plotësisht dhe se tanimë nuk ka rrezik për rindezje të tij.
Nënkuptohet, nuk mund të dihet kurrë se në këtë moment, në këtë valë të parë, zjarrfikësit së bashku me Qendrën e Menaxhimit të Krizave, bashkë me njësitë e vetëqeverisjes lokale, këtu para së gjithash mendoj për komunën e Kavadarit dhe të Negotinës, mund të them se bashkë me pjesëtarët e MPB-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes është tejkaluar stuhija e zjarrit.
Sot, së bashku me nënkryetarin e Qeverisë, Ljupço Dimovski, së bashku me deputetët, kryetarët e komunave, deputetët dhe drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, jemi këtu në vendngjarje për të shtrënguar së bashku dorën e atyre trimave të cilët gjatë javëve të kaluara kanë rrezikuar ndonjëherë jetën e tyre për të shpëtuar sa më shumë territor nga përfshirja e zjarrit.
Mund të them se si Qeveri në periudhën e ardhshme do të bëjmë reforma të mëdha strukturore në sektorin e menaxhimit të krizave, diçka që është shumë e rëndësishme. Por në të njëjtën kohë kemi filluar një procedurë për miratimin e Ligjit për zjarrfikje, me të cilin do të përmirësohen ndjeshëm kushtet e punës së këtyre personave.
Erdha këtu që së bashku me njerëzit që janë me mua të shpreh mirënjohjen time të madhe për njerëzit që gjatë javëve të fundit, do ta përsëris, sakrifikuan jetën e tyre për t'u përballur me zjarrin.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë, faleminderim i madh. Dhe para së gjithash do të doja që kjo mos të na përsëritet, por e di që edhe nëse do të përsëritet dhe nëse do të jetë e nevojshme, ata përsëri nuk do ta kursejnë jetën e tyre dhe do ta rrezikojnë për të tejkaluar stuhinë e zjarrit.
Por mbi të gjitha, që kjo të mos ndodhë më, ju uroj shëndet dhe natyrisht do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të përmirësuar kushtet e punës së këtyre njerëzve.