Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për qeverisje të mirë, Arben Fetai, në takim me ekipin hulumtues nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për qeverisje të mirë, Arben Fetai, në takim me ekipin hulumtues nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për qeverisje të mirë, Arben Fetai, sot e takoj ekipin hulumtues të angazhuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, për të vlerësuar efektivitetin e projekteve të financuara nga qeveria amerikane për të lufutar korrupsionin në Maqedoninë e Veriut.

Duke shprehur mirënjohje për punën jetike të bërë nga USAID dhe Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit për promovimin e qeverisjes së mirë, institucioneve të përgjegjshme dhe për të luftuar korrupsionin. Bashkëbiseduesit zhvilluan një bisedë të frytshme me udhëheqësin e ekipit Richard Gold dhe specialistët teknikë Londa Esadze dhe Jadranka Kungulovska rreth përvojave të nxjerra nga programet e kaluara dhe ato në vazhdim nga ana e SHBA-së në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për qeverisje të mirë, i sigurojë bashkëbiseduesit se lufta kundër korrupsionit është në krye të agjendës së qeverisë sonë, me vullnet të fortë politik për të adresuar çështjet më urgjente brenda institucioneve tona anti-korrupsion. Në emër të Qeveris, z.Fetai kërkoj mbështetjen e SHBA-së në forcimin e autoriteteve të specializuara, promovimin e gazetarisë investigative, avancimin e konfiskimit dhe rikuperimit të aseteve dhe adresimin e boshllëqeve në kuadrin tonë legjislativ, duke përfshirë forcimin e testimit të integritetit profesional në sektorin e drejtësisë.