Mickoski: Me biznesin do të përmbyllet aktiviteti investues prej 700 milionë euro për të krijuar një sistem që do të sjellë një të ardhme më të mirë dhe më shumë vende pune

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske gjatë takimit me Odën Ekonomike, paralajmëroi një aktivitet investues prej 700 milionë eurosh për kompanitë maqedonase, diçka që do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në biznesin, por edhe mbi Produktin e Brendshëm Bruto, por mbi të gjitha për hapjen e vendeve të reja të punës.

Kryeministri Mickoski sqaroi se kompanitë jo vetëm që do të marrin 250 milionë euro mbështetje nga Hungaria, por qëllimi është krijimi i një sistemi që do të funksionojë jo nga sot për nesër, por edhe në të ardhmen, si dhe që kompanitë nuk do të ndahen, por kushdo që plotëson kushtet do të marrë para.

“Unë thashë që nuk janë vetëm ato 250 milionë euro, ne kemi një linjë kredie që është në dispozicion, nuk është përdorur prej kohësh, janë 100 milionë euro shtesë nga Banka Evropiane e Investimeve dhe si Qeveri, ne po shqyrtojmë mundësinë që Qeveria të paguajë interesin, po biznesi mund të përdorë kredinë, pra shuma kryesore. Janë 350 milionë euro dhe vlerësoj që kjo ndihmë, së paku edhe me 350 milionë euro të tjera që do të vijnë nga biznesi, do të rrumbullaksoj një aktivitet investimi prej 700 milionë eurosh, i cili do të ndikojë në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe do të ndikojë në tregun e  punës, do të hap vende të reja pune”, deklaroi Kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se bëhet fjalë për një proces të ndërlikuar që nuk ka të bëjë me pikë politike apo populizëm, por qëllimi është që të jemi lider në rajon si shtet, e jo në fund dhe të shikojmë të tjerët të na kalojnë.

“Sa i përket dialogut tjetër me sindikatat, ne jemi në dispozicion, do të flasim dhe duhet të kujdesemi për të ardhmen e shtetit pasi nëse nuk kemi një ekonomi të shëndetshme nuk do të kemi të punësuar, kjo është shumë e rëndësishme, sepse sa më zbrazet shteti, aq më pak të ardhura në buxhet, aq më pak para për rroga, pensione, investime kapitale, mbështetje. Është një sistem, ne duhet ta organizojmë atë sistem që të funksionojë pa të meta nëse duam të jemi të lumtur së bashku, këtu nuk ka kush  fitoi apo humbi, nëse dikush humbet, humbasim të gjithë. Duhet të ulemi përmes dialogut për të krijuar një sistem që do të funksionojë edhe në të ardhmen”, theksoi Kryeministri Mickoski.