Integrimet në BE, harmonizimi i legjislacionit vendas me legjislacionin evropian, dekarbonizimi dhe tranzicioni i gjelbër ishin temat kryesore për të cilat bisedova sot me ambasadorin evropian Dejvid Gir.
Mbështetja nga delegacioni i BE-së për punën e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale është jashtëzakonisht e rëndësishme, veçanërisht në fushën e përdorimit strategjik të fondeve të disponueshme të BE-së, ndërtimin e kapaciteteve të reja dhe modernizimin e kapaciteteve ekzistuese energjetike që janë synimet tona të përbashkëta në përmbushjen e kërkesave të BE-së për zhvillim të qëndrueshëm, efikasitet më të madh të energjisë, rritje të kapaciteteve të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe mbrojtje të mjedisit.