Mickoski: Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët, në parimin e rrugës dykahëshe, bashkëpunimi ekonomik me Kosovën vazhdon edhe në të ardhmen

“Me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës kemi pasur një takim konstruktiv në një atmosferë miqësore. Hapëm të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për marrëdhëniet mes dy shteteve, dy qeverive, popujve.

Kjo është  diçka që është thelbësore për ne. Si Qeveri e re, qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë, në parimin e rrugës dykahëshe. Gjithashtu theksuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, gjë që është shumë e rëndësishme. Në këtë moment, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, është se këmbimi për vitin 2023 është në nivelin e gjysmë miliard euro.

Dhe nuk shoh asnjë arsye pse, me përpjekjet e të dyja qeverive, ky shkëmbim të mos jetë edhe më i madh. Me ndërtimin e projekteve infrastrukturore, autostradën që do të lidhë pikën kufitare me kryeqytetin tonë, drejtimin potencial rrugor që do të lidhë Tetovën dhe Prizrenin e kështu me radhë, prioritete që janë shumë të rëndësishme.

Në të njëjtën kohë hapëm temat që janë të rëndësishme për të dyja shtetet në planin politik. Ngjarja e fundit që ka ndodhur më 2 gusht me Presidenten e Kosovës dhe po ashtu nga të pranishmit u theksua se sipas informacioneve që morëm nga personat zyrtarë në aeroportin e TAV-së, është se po ndjekin qartë, standardet dhe procedurat e sakta ndërkombëtare kur përdoren fluturimet komerciale, dhe se  unë si Kryeministër maqedonas, Presidentja maqedonase dhe të gjithë personat  zyrtarë që kalojnë pjesën VIP, i nënshtrohem kësaj lloj procedure, edhe pse duhet të them që nuk e përdor, por  e përdor pjesën si të gjithë qytetarët.

Por me të vërtetë shkaktoi një ndjenjë me të cilën na vjen keq dhe nuk duam të ndodhë më. Unë personalisht theksova se Presidentja e Kosovës është e mirëpritur si të gjithë qytetarët e Kosovës; dhe personalisht herën tjetër nëse e marr me kohë informacionin do të kem kënaqësi ta mirëpres si nikoqir në aeroport dhe bashkë me mua deri sa të largohet nga Shkupi do ta shoqëroj gjatë kohës që do të kalojë në aeroportin e Shkupit, për të shmangur incidente të tilla. Dhe sjelljet e veçanta të individëve, që është problemi ynë i brendshëm,   do ti zgjidhim vetë.

Kështu që edhe një herë dua të theksoj se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë të dyanshme, ne duam që të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore jashtëzakonisht të frytshme dhe të sinqerta me Kosovën.

Si Qeveri, do të qëndrojmë pas këtij parimi dhe nuk shohim arsye pse kjo të mos ndodhë në të ardhmen.

Faleminderit”.