„Të nderuar përfaqësues të mediave,
Fillimisht më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për shuarjen e parakohshme të jetës së kolegut tuaj dhe ngushëllimet e mia të sinqerta familjes.
Sot dua t'ju informoj se pasi në Komisionin Parlamentar për Financim dhe Buxhet u shqyrta Propozimi i Ribalancimit dhe në kuadër të të cilit u hap një debat konstruktiv, Qeveria miratoi Propozimin e Plotësuar për ndryshime dhe shtesa në Buxhetin e vitit 2024, i cili do të dërgohet sërish në Kuvend për shqyrtim dhe miratim në seancë plenare.
Ribalanci i plotësuar i buxhetit për vitin 2024 iu përgjigj disa sfidave shtesë për të cilat u paraqit nevoja të bëhet plotësimi i buxheteve të përfituesve të caktuar buxhetor.
Me shtesën që do ta paraqesim për miratim në Kuvend janë siguruar shtesa në: Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës, Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencinë Operative-Teknike, Këshillin e Inspektimi, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Arsimit, Drejtorinë doganore, në gjyqësor, në Prokurorinë Publike, në Këshillin e Prokurorëve Publikë, Avokatin e Popullit dhe të ngjashme. Më konkretisht, me plotësimin sigurohen mjete për pagesën e pagave, si dhe për blerjen e pajisjeve. Ndër të tjera, Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i janë shtuar 350 milionë denarë, 147 mijë denarë për blerjen e pajisjeve për Këshillin Inspektues, 60.000.000 denarë për MPB për blerje të materialeve për dokumente personale, 87,2 milionë denarë për realizimin e mëtutjeshëm të Projektit për Digën e Otinjës dhe 20 milionë denarë shtesë janë dedikuar për kompensim për pronën e konfiskuar për Projektin e Digës së Otinjës (shpronësimi), në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë 18,7 milionë denarë për projekte kërkimore-shkencore dhe 3,3 milionë denarë për blerjen e pajisjeve, si dhe 138.000 denarë për realizim shtesë për blerjen e pajisjeve tek Avokati i Popullit.
Ribalanci është dokument të cilin e kemi përgatitur dhe përditësuar, me të cilin kompensojmë lëshimet në planifikimin e Buxhetit fillestar dhe sigurojmë mjete për pagesën e të gjitha të drejtave në pajtim me ligjin. Në këtë mënyrë kemi siguruar mjete për servisimin e plotë të të gjitha të drejtave dhe detyrimeve deri në fund të vitit, mjete për pensionistët, për punonjësit në administratë, për biznesin, për shëndetësinë dhe të ngjajshme.
Përkatësisht, me ribalancimin e buxhetit kemi siguruar:
- Mbi 4 miliardë denarë mjete shtesë për pagesën e pagave. Mjetet e nevojshme për realizimin e detyrimeve të marra për rritjen e pagave në përputhje me marrëveshjet kolektive të nënshkruara dhe vendimet ligjore të cilat janë miratuar pas miratimit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2024 edhe atë:
Marrëveshja kolektive e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi dhe ndryshimi i ligjeve për arsimin e lartë dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore,
Pajtueshmëria me pagën minimale për punonjësit ku paga minimale është pjesë përbërëse e pagës bazë
Pajtueshmëria e pagave sipas indeksit të kostos së jetesës për gjashtë muajt e parë të vitit, në përputhje me përcaktimet e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për punonjësit në sektorin publik dhe kjo e drejtë do të paguhet me pagën e shtatorit të punonjësve.
- 5.1 miliardë denarë shtesë për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e një jete më të mirë dhe më cilësore për qytetarët më të moshuar.
- Për shfrytëzuesit e së drejtës për ndihmë minimale të garantuar është siguruar mbështetje financiare shtesë prej rreth 800 milionë denarë.
- Janë siguruar 1,7 miliardë denarë shtesë për kujdes shëndetësor, të dedikuar për sigurim shëndetësor, pushim mjekësor dhe pagesë të detyrimeve,
Përveç kësaj, kemi siguruar edhe:
- 1 miliard denarë për ZZHTI,
- për subvencione dhe transfere për mbështetje direkte financiare në sektorin e bujqësisë 1.7 miliardë denarë shtesë.
- 437 milionë denarë shtesë për ushqimin e studentëve, si dhe 207 milionë denarë për pagesën e bursave.
Me ribalancimin e buxhetit kemi ndarë 6 miliardë denarë për projekte nëpër komuna.
“Të nderuar, qëllimi i Qeverisë me këtë Ribalancim është që të siguroj kryerjen pa pengesa të detyrimeve ndaj një numri të madh të qytetarëve dhe kompanive, duke përfshirë të rinjtë, sportistët, fermerët, pensionistët, si dhe punonjësit në administratë duke përmbushur të drejtat e tyre sipas marrëveshjeve kolektive. Qëndrojmë përballë sfidës së zgjidhjes së çështjeve të hapura dhe ecim hap pas hapi në përmbushjen e politikave tona për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”.