Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë se deklaratat për propozimin francez për riprogramim nënkuptojnë distancimin e vendit nga integrimet evropiane, deklaroi se në periudhën në vijim shteti do të përballet me dy sfida të mëdhaja, e para është përpjekje e strukturave brenda shtetit për të krijuar destabilitet, trazira dhe e dyta është nga fqinji ynë lindor i cili do të përpiqet të na futë në retorikën parazgjedhore.
“Së pari dua të theksoj se në periudhën që vijon si Qeveri dhe si shtet do të përballemi me dy sfida të mëdha. E para është një përpjekje e strukturave brenda shtetit për të krijuar destabilitet, trazira. Është një koalicion njerëzish të manipuluar, por ka edhe njerëz që e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë me paratë e fituara në mënyre kriminele dhe për t'i mbrojtur të gjitha këto, të vetëdijshëm për përgjegjësinë që pason, do të përpiqen në çdo mënyrë të sjellin trazira, do të thoja për të destabilizuar, situatën në Maqedoni, sepse janë të vetëdijshëm se kjo Qeveri ka ambicie dhe do të thoja u nis shumë ashpër, në korrigjimin e gabimeve që i kanë bërë në të kaluarën.
Por ne poashtu po hyjmë edhe në një luftë të ashpër kundër kriminelëve dhe politikanëve dhe individëve të korruptuar. Dhe këtu nuk do të ketë përjashtime. Dhe ata do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur kapitalin e fituar në mënyrë kriminele, në atë mënyrë do të sjellin trazira dhe do të përpiqen të destabilizojnë situatën në vend. Kjo është një sfidë”, tha kryeministri dhe shtoi:
“Sfida e dytë është nga ana e fqinjit tonë lindor. Ata do të përpiqen të na përfshijnë në retorikën parazgjedhore. E dini, pas shumë peripecive, atje janë caktuar zgjedhjet, zgjedhjet e shtatë radhazi në tre vitet e fundit, më 29 tetor, mendoj se ishin dhe politikanët atje do të bëjnë gjithçka për të na përfshirë në retorikën e tyre parazgjedhore dhe në këtë mënyrë të shkaktojnë reagim nga ana jonë me të cilin do të përpiqen të na portretizojnë para miqve tanë në komunitetin ndërkombëtar se ne jemi të këqijtë, se ata janë të mirët dhe se në këtë mënyrë ne praktikisht krijojmë grindje, trazira etj.
Kryeministri Mickoski apeloi tek qytetarët maqedonas, tek politikanët, tek ata që i mendojnë mirë atdheut dhe qytetarëve që të mos bien në këto provokime dhe theksoi se kemi qëllim strategjik, që të realizohet ajo që presin qytetarët.
„Un ju bëj apel qytetarëve maqedonas, politikanëve, atyre që i mendojnë mirë atdheut dhe qytetarëve, të mos biejm në këto provokime. Kjo do të ndodhë. Ne kemi qëllimin tonë strategjik, e dimë se në cilën rrugë duhet të ecim, e dimë se çfarë duhet të bëjmë, e dimë se çfarë presin qytetarët nga ne dhe duhet ta realizojmë atë që ata presin nga ne dhe për këtë do të duhet të punojmë çdo ditë me shumë mund dhe të përkushtuar dhe më e rëndësishmja në mënyrë të sinqertë. Këtë folklor, këtë shfaqje që do të përpiqen, këto qendra të fuqisë, brenda vendit, por edhe ato jashtë do të përpiqen të na fusin në këtë retorikë parazgjedhore, duhet t'i vëzhgojmë nga lart, nuk e meritojnë vëmendjen tonë. Qytetarët duan të jetojnë më mirë dhe për të jetuar më mirë duhet të zbatojmë reforma strukturore dhe çka është shumë e rëndësishme, të punojmë për sundimin e së drejtës, betejë, betejë të ashpër me kriminelët në politikë, por edhe individët kriminelë të cilët fatkeqësisht vitet e fundit janë shumë”, nënvizoi Mickoski.
Ai bëri apel që të mos biem në kurthin e interesave të strukturave kriminale individuale brenda vendit dhe të mos futemi në fushatën parazgjedhore të fqinjit tonë lindor.
„Kështu që nga këtu në Zagreb, mesazhi im është, ju lutem, të përpiqemi për atë që është në interesin tonë, të mos biem në grackën e interesave të strukturave individuale kriminale brenda vendit dhe të mos biem në grackën e të zhyturit në fushatë parazgjedhore dhe retorikë tek fqinji ynë lindor”, tha kryeministri Mickoski.