Qeveria: 53 milionë denarë për ujësjellës dhe kanalizime në disa komuna, 68 milionë denarë për ndërtimin e kolektorit të Tërpejcës dhe ndihmë shtesë për fermerët

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhjen e 17-të, në të cilën miratoi vendimet e mëposhtme.

Qeveria miratoi informacionin për mjetet financiare për realizimin e projektit: Ndërtimi i kolektorit kryesor dhe impiant për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Tërpejcë, në Komunën e Ohrit.

Vlera e vlerësuar e investimit të projektit për ndërtimin e impiantit kryesor dhe stacioni për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Tërpejcë, në Komunën e Ohrit është 68 milionë denarë përfshirë TVSH-në dhe mjetet do të sigurohen në Buxhetin e Ministrisë së Transportit. Afati i realizimit të projektit të planifikuar do të ishte rreth 8 muaj kalendarik.

Ministria e Transportit ka siguruar mjete financiare prej mbi 53 milionë denarë për ndërtimin e ujësjellësit, kanalizimeve atmosferike dhe të ujërave të zeza në më shumë komuna.

Pikërisht, Ministria e Transportit siguroi mjete financiare në vlerë prej 21 milionë denarëve për ndërtimin e kanalizimeve atmosferike në një pjesë të rrugëve "Ilija Aleksov", "krahu i rrugës 8", "Rruga 8", "Rruga 9" në UB15, Komuna e Radovishit. Prokurimi është planifikuar të fillojë në muajin shtator 2024.

Ministria e Transportit ka sigururar fonde në shumën prej 21 milionë denar për ndërtimin e kanalizim të ujrave të zeza në një pjesë të rrugës Klenoec dhe ndërtimi i sistemit të kanalizimeve atmosferike në një pjesë të rrugës Klenoec, në Komunën e Ohrit. Prokurimi është planifikuar të fillojë në muajin tetor 2024.

Ministria e Transportit ka siguruar mjete financiare në vlerë prej 11.1 milionë denarësh për rindërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë dhe rikonstruimin e rrjetit të kanalizimeve të përziera në rr. "11 Marsi", rr. "Pande Nikollov", rr. "Kozara" dhe rr. "Çede Filipovski Dame", në Komunën e Manastirit. Prokurimi është planifikuar të fillojë në muajin shtator 2024.

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Transportit, miratoi vendim për dhënien e të drejtës për përdorim të përhershëm të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Komunën e Velesit për ndërtimin e një garazhi të ri me kate për nevojat e qytetarëve të Komunës së Velesit.

Gjithashtu, duke pasur parasysh rritjen e shpenzimeve për prodhimin e grurit, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave në mbledhjen qeveritare, u miratua vendim përmes programit për ndërhyrje për ndarjen e mbështetjes financiare për kilogram për prodhuesit e grurit që kanë shitur grurë tek blerësit e regjistruar në shumë prej 3 denarë për kilogram grurë të dorëzuar.

Mbështetja e prodhimit vendas të grurit si kultura strategjike më e rëndësishme është shumë e rëndësishme për t'i siguruar vendit një sasi më të madhe gruri nga prodhimi vendas, me qëllim që të reduktohet varësia nga importet.

Në të njëjtën kohë, u miratua vendimi për rritjen e subvencioneve për elbin për hektar, me atë që nga 6.000 denarët e tanishme, prodhuesit e elbit të fitojnë rritje prej 100 për qind për hektar, edhe atë në 12.000 denarë.

Ky ndryshim po bëhet për shkak të ndërprerjes së tregut në prodhimin dhe shitjen e elbit për vitin 2024 i cili kishte vlerën prej 9 denarëve për kilogram. Për këtë qëllim, qeveria ka marrë vendimin për të ndërhyrë dhe për të mbuluar humbjen ndaj prodhuesve të elbit.

Me këtë rritje prej 100 për qind, pra nga 6.000 në 12.000 denarë, Qeveria po ndihmon drejtpërdrejt prodhuesit e elbit për të mbuluar humbjen.

Qeveria ka miratuar vendimet e mëposhtme kadrovike:

Ivica Bocevski është emëruar përfaqësues special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Jeton Suma është emëruar për drejtor i Shërbimit të Sistemit Hapësinor dhe Informativ.

Pece Stojkovski është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë – Manastir.

Eroll Abdiu është emëruar ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë – Manastir.

Blerim Sulejmani është emëruar ushtrues detyre i zëvendësdrejtor i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike.

Kashmir Saliu është emëruar ushtrues detyre i zv/drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Fikret Shabani është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Administratës Elektronike të Shëndetësisë.

Zoran Pejkovski, me propozim të ministrit të Kulturës, është emëruar drejtor i Qendrës Kulturore-Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Afrim Idrizi me propozim të drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre zëvendësdrejtor i INK Burgu Shkup.

Biljana Stefanoska është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit.