Qytetarët, partitë politike kanë treguar vullnetin e tyre shumë herë gjatë tre dekadave të fundit, por pyetja është nëse Brukseli ka vullnet për ta zgjidhur këtë problem. Sepse nëse ka një vullnet në Bruksel, ka edhe mënyrë. Procesi i integrimit evropian është rrugë e ndërsjellë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në pjesëmarrjen e sontme në lajmet qendrore të televizionit “Alsat M”.
Kryeministri Mickoski tha se duhet të dijë se çfarë planifikon Bashkimi Evropian me vendin, duke shtuar se rruga për të arritur atje është e mbushur me sfida artificiale me të cilat në të kaluarën prekej edhe identiteti.
“Duhet të dimë se çfarë po planifikojnë me Maqedoninë. Ne kemi një politikë të jashtme krejtësisht të barabartë me Bashkimin Evropian, politikë të sigurisë, ne monitorojmë në vazhdimësi proceset e udhëhequra nga BE-ja. Por, për fat të keq, dy dekada e gjysmë që nga fillimi zyrtar i këtij rrugëtimi drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian ka qenë e mbushur me shumë sfida. Dhe ato sfida janë artificiale, dhe ato sfida gjithmonë janë lidhur me identitetin, godasin dhe prekin identitetin maqedonas, pa përjashtime. Dhe shumë herë në të kaluarën është nisur dhe janë bërë lëshime në kurriz të identitetit maqedonas”, është decid Mickoski dhe shtoi se duhet të ndalet bilaterizmi i procesit. “Dhe në atë drejtim apeloj që të ndalet bilateralizimi i procesit integrues evropian”, tha kryeministri Mickoski.