“Po, kryetarja e Odës tashmë ka paralajmëruar fillimin e dy investimeve në të cilat në periudhën e kaluar kemi marrë pjesë dhe i kemi filluar së bashku. Pres që në periudhën në vijim, përveç atyre katër që i kemi dakorduar që nga fillimi i funksionimit të kësaj Qeverie, edhe tre të tjera deri në fund të vitit. Kjo në mënyrë dramatike do të rrisë aktivitetin ekonomik dhe do të ndikojë pozitivisht në rritjen e bruto-produktit të brendshëm për vitin e ardhshëm 2025, por edhe për vitet në vijim”, informoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se a do të ketë investime të reja të huaja në vend.
Kryetari Mickoski theksoi se sjellja e investimeve të reja të huaja nënkupton edhe hapje të vendeve të reja të punës dhe cilësi më të lartë dhe standard më të mirë të jetesës për qytetarët, duke treguar se Qeveria do të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen për zhvillim të fuqishëm ekonomik të shtetit.
“Në të njëjtën kohë, sjellja e investimeve të reja të huaja nënkupton edhe hapjen e vendeve të reja të punës, standard jetese më të mirë dhe më cilësore për qytetarët, për të cilat Qeveria do të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen, për të arritur një zhvillim të fuqishëm ekonomik të vendit, që është edhe një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë”, është decid ai.