Mickoski: Sa herë të kalohet vija e kuqe do të reagojmë, sot do t'i dorëzohet një demarsh ambasadorit të Bullgarisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, lidhur me mos vendosjen e flamurit maqedonas në Bullgari, tha: “Në të kaluarën, kur dinjiteti maqedonas ishte poshtëruar dhe shitur, atëherë ata heshtnin, shpinat e tyre u përkulën dhe u joshën nga ata që na poshtëruan dhe na shkelën. Tani gjërat zgjidhen në këtë mënyrë, diplomatikisht, dërgohen nota proteste dhe nuk do të kemi më politikë ndërkombëtare, as diplomatike me kurriz të përkulur”.

Ai theksoi se kur kalohet vija e kuqe, atëherë duhet reaguar.

“Atëherë kur të kalohet Rubikon, kur të kalohet vija e kuqe, atëherë duhet reaguar, për shkak se nëse nuk reagoni, ai përjashtim do të bëhet praktikë”, nënvizoi Kryeministri Mickoski dhe shtoi:

“Por ajo që është më e rëndësishme për mua është se Evropa dhe bota mundën të shohin në një skenë të hapur, dhe këtë e prisnim, cilat janë synimet reale të udhëheqësve në Sofje. Synimet e vërteta nuk janë bullgarët në Kushtetutë, ky është problemi më i vogël, ka nevojë pak më të madhe ose për të qenë të saktë, shumë më të madhe për të treguar muskujt dhe për të treguar qëllimet e tyre të vërteta. Edhe një herë, Evropa dhe bota mundën të shihnin se qëllimi i vërtetë i Sofjes zyrtare nuk janë bullgarët në Kushtetutë, por shumë, shumë më tepër se kaq”.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm t'i përgjigjemi me dashamirësi marrëdhënieve të mira fqinjësore, por herën tjetër që të shohim se janë kaluar vijat e kuqe, Rubikoni atëherë do të duhet të ndërhyjmë dhe sot do të jetë ai demarshi, praktikisht i dorëzuar tek ambasadori i fqinjit tonë  lindor”, ishte decid Kryetari i Qeverisë Mickoski.

I pyetur se pse nuk reagoi diplomacia maqedonase atje në Sofje, ku kishte ministra dhe presidenti të shtetit, Kryetari i Qeverisë Mickoski u përgjigj:

“Epo, kishte një reagim nga kabineti i Presidentes dhe mendoj se aty ishte shumë e qartë e shkruar  pse nuk pati asnjë reagim atë ditë, në interes të respektit për jetën e humbur tragjikisht të pilotëve që vdiqën atë ditë në Bullgari.  Nuk donim të krijonim tension, por është mirë që edhe sot reagohet në këtë mënyrë. Më parë, ju e dini, nuk na pengonte që përkulej kurrizi dhe që putheshin këpucët e fqinjëve dhe heshtej. Atëherë nuk na pengonte, edhe atëherë ishte mirë dhe ajo ishte vlerë evropiane, ndërsa sot kur reagojmë, pse reagojmë. Ja pse reagojmë dhe do të reagojmë. Mundet që nesër ose pasnesër të reagojmë, çdo herë kur do të tejkalohet vija e kuqe do të reagojmë, çdo herë, për këtë gjë të jeni të sigurt. Nuk kemi asnjëherë për qëllim të shtrembërojmë kurrizin të dinjitetit maqedonas.  Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Ne duam të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore, por është një rrugë me dy kahje dhe si e tillë një rrugë dykahëshe planifikojmë ta ecim. Nëse dikush mendon se duhet t'i puthim këpucët dikujt dhe se do të heshtim dhe se poshtërimet do të vazhdojnë, kjo nuk do të ndodhë."