Sot festojmë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, të cilën e shfrytëzojnë 72 milionë njerëz në mbarë botën.
Kombet e Bashkuara në fund të vitit 2017, shpallën 23 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, e cila ka status të barabartë me të gjitha gjuhët e folura.
Qëllimi është ngritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë dhe nevojën e gjuhës së shenjave si një e drejtë njerëzore për njerëzit e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim.
Ne si Qeveri mbështesim plotësisht kultivimin e identiteteve gjuhësore, sepse personat me dëmtime të dëgjimit dhe të folurit pasurojnë shoqërinë dhe kulturën tonë. Komuniteti i personave të shurdhër, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare, mund të jetë model i mirë i bashkimit dhe përdorimit të një gjuhe, gjuhës maqedonase të shenjave.
Sot kemi rreth 7000 mijë persona të shurdhër dhe me dëgjim të dobët që përdorin gjuhën maqedonase të shenjave dhe Qeveria jonë do të luftojë për t'u siguruar atyre një jetë dinjitoze dhe avancim të të drejtave të tyre!
Gëzuar 23 Shtatorin - Ditën e Gjuhës së Shenjave.