Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pyetje gazetareske, se a mund të pritet rritje e pagave në administratën shtetërore vitin e ardhshëm, deklaroi:
“Tani më, është e paraparë në kuadër të Buxhetit, kemi një version pune të cilin po e përfundojmë. Këtë javë duhet ta përfundojmë dhe në fillim të javës së ardhshme dhe pres që javën e ardhshme në mbledhjen e Qeverisë të gjendet propozim-versioni i Buxhetit për vitin e ardhshëm. Më pas, si zakonisht, sipas rendit dhe procedurave, ai do të dalë para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Kështu që rritja e pagave është e paraparë si brenda arsimit ashtu edhe brenda disa institucioneve të tjera, varësisht nga mundësitë. Pres që konsolidimi të përfundojë deri në fund të vitit”.
Kryeministri Mickoski theksoi se shumica e borxheve të trashëguara nga Qeveria e kaluar janë duke u kthyer, ai pret që shteti të hyjë në bilanc pozitiv muajin e ardhshëm.
“Tashmë një pjesë e madhe e borxheve ngadalë por me siguri po kthehen, llogaria e Qeverisë dalëngadalë po del nga bilanci negativ që kemi trashëguar. Po e kujtoj llogarinë e Qeverisë, më 24 qershor ishte rreth minus 12 miliardë denarë, minus 200 milionë euro, tani jemi këtu diku i afrohemi zeros pozitive. Pres që këtë muaj tetor, tashmë të hyjmë në plus. Një pjesë e borxheve kthehen, detyrimet e harruara janë përmbushur. Më duhet t'ju them, para se të vija sot këtu, kam pasur një takim me drejtorin e ish-ELEM-it, ESM-së së sotme, borxhet atje janë diku rreth 5 miliardë denarë. Disi ky numër pesë u bë shenjë mbrojtëse e tyre. Pesë miliardë borxhe për pensionistët, pesë miliardë për Fondin e Shëndetësisë, pesë miliardë ESM etj. etj. Borxhet, si të thuash, të grumbulluara, para të derdhura në xhepat privatë, ky është afërsisht realiteti që trashëguam. Por nuk ka as ankime, as për keqardhje, prandaj kemi marrë besimin e qytetarëve që të punojmë shumë dhe të dalim nga ky moçal që e trashëguam dhe më në fund të hyjmë në procesin e zhvillimit dhe të projekteve”, theksoi Kryeministri Mickoski.