Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka takuar sot ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian, SH.T. Mihalis Rokas.
Duke ia uruar pozitën e re, ai shprehu dëshirën e sinqertë për bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup. Zëvendëskryeministri Arben Fetai ia prezantoi ambasadorit prioritetet e Kabinetit të tij dhe të Qeverisë në tërësi, me theks të veçantë në aktivitetet lidhur me luftën kundër korrupsionit, transparencën dhe llogaridhënien, si dhe politikat e qeverisjes së mire.
Ambasadori Rokas përshëndeti fokusin e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur zbatimin e aktiviteteve prioritare në procesin integrues të Maqedonisë së Veriut.