Tripunovski: Vazhdojmë të punojmë 100 për qind plotësisht të përkushtuar, me përgjegjësi dhe me nikoqirllëk në interes të të gjithë bujqve

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë,

100 ditë punuam me përkushtim dhe treguam se mundet dhe duhet të punojmë vetëm në interes të bujqve maqedonas.

Fatkeqësisht, në fillim duhet të konstatoj se Ministria ishte plotësisht e shkatërruar, me borxhe, paga të papaguara, me vonesa në subvencione, projekte të ngecura plotësisht, por edhe dyshime të rënda për krim nga udhëheqësia e mëparshme. Me një fjalë, kam trashëguar kaos dhe çrregullimin total.

Por nuk duhet të ketë justifikime. As bujqit dhe as qytetarët nuk munden dhe nuk janë të detyruar të dëgjojnë justifikimet. Detyrimi ynë është që të punojmë për të përmirësuar gjërat.

Jemi angazhuar për një transformim të plotë të shtetit dhe rikthim të plotë të sistemit dhe përfundimisht vënien e institucioneve në shërbim të bujqve.

Kjo është Qeveri e bujqve dhe prioriteti ynë është të tregojmë dhe dëshmojmë se bujqit janë partnerët tanë dhe së bashku do të krijojmë të gjitha politikat bujqësore.

Për këtë arsye në mbledhjet e para të Qeverisë miratuam vendim për pagesën e subvencioneve të papaguara në të kaluarën në vlerë prej mbi 600 milionë denarë dhe në vitin që do të vijojë do të paguhen edhe detyrimet e prapambetura dhe do të vazhdojmë me servisimin e rregullt të subvencioneve aktuale.

Problem me të cilin u ballafaquam që në fillim ishin pagat e prapambetura të NP Pyjet Nacionale dhe të punonjësve të ShA Ujësjellësi, ku kishte paga të papaguara për 4 muaj. Edhe qeveria e mëparshme la pa bukë mbi 3000 punonjës në këto dy institucione. Andaj, me ribalancimin e Buxhetit janë siguruar 350 milionë denarë dhe të njëjtat mjete janë transferuar në institucionet dhe pagat janë paguar menjëherë.

Politikat e këqija të ministrit paraprak e bënë Maqedoninë të varur nga importi i ushqimeve.

Bujqit u demotivuan nga çmimet e blerjes dhe pakujdesia e qeverisë së kaluar. Produktet bujqësore përfunduan në humnerë!

Mbi 600 milionë denarë janë paguar për subvencione të tjera në pjesën e:

  • Prodhimit bimor;
  • Prodhimit blegtoral;
  • Pagesat e prapambetura të subvencioneve për prodhimin dhe dorëzimin e rrushit të verës në kapacitetet e regjistruara për prodhimin e verës
  • Pagesat e prapambetura të subvencioneve për qumështin e lopës, deleve dhe dhive të prodhuara dhe të dorëzuara.

Me këtë këst të parë të pagesës u përfshinë mbi 15 mijë bujq.

Por nuk ndalojmë këtu, me ribalancimin e Buxhetit janë siguruar mbi një miliard denarë shtesë për pagesën e subvencioneve të papaguara nga vitet e kaluara.

Në vitet e kaluara Ministria ishte e mbyllur për fermerët, kështu që gjatë kësaj periudhe u angazhova dhe filluam hapjen e njësive rajonale dhe zyrave rajonale në gjithë Republikën e Maqedonisë, sepse Ministria duhet të jetë më afër dhe t'u shërbejë bujqve.

  • Hapëm njësi rajonale në Novosellë dhe Jegunovcë.
  • Zyrë rajonale në Bosillovë.

Edhe këtu nuk do të ndalemi, do të hapim Ministrinë në çdo komunë rurale dhe do të ketë njësi rajonale apo zyrë rajonale që bujqit të jenë më afër Ministrisë.

Edhe këtu nuk ndalojmë.

Kontratat e kultivimit dhe mbrojtjes janë shpërndarë për 28 përdorues, pra për 67 vende për gjueti, gjë që përmirëson gjendjen e vendeve të gjuetisë në vend.

Kemi ndarë 56 kontrata për përkrahje të manifestimeve dhe panaireve lokale në vlerë prej mbi 6 milionë denarë.

Për dallim nga më parë, tani toka bujqësore u jepet bujqve të vërtetë për prodhimin e ushqimit. Kështu, në 100 ditët e para kemi lidhur gjithsej 967 kontrata për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore me një sipërfaqe totale rreth 2700 ha.

Janë nënshkruar dy marrëveshje për shumimin e peshqive në liqenit të Ohrit. Me këtë mundësohet sigurimi i shumimit të peshqive në liqenin e Ohrit me troftë të Ohrit. Kjo është një nga masat më të rëndësishme për ruajtjen për kësaj specie, duke theksuar kështu rëndësinë e thesarit tonë kombëtar - troftën e Ohrit.

Kemi shpërndarë 493 milionë denarë për naftë të gjelbër për bujqit maqedonas. Po punojmë gjithashtu për të përmirësuar këtë masë në mënyrë që ajo të jetë më efektive dhe bujqit të jenë më të kënaqur.

Më në fund, pas 7 vitesh, çmimi i blerjes së prodhimeve bujqësore negociohet nga bujqit dhe qendrat e blerjes. Ndryshe nga qeveria e mëparshme kur blerësit krijonin çmimin dhe bujqit u detyruan të shesin prodhimet e tyre bujqësore me çmime të ulta blerjeje.

Për shembull, për herë të parë këtë vit kemi vendosur çmimin e blerjes për dy varietetet më të zakonshme të rrushit të verës, përkatësisht Vranec dhe Smederevka. Regjistrojmë çmime rekord të blerjes për këto dy varietete, ku çmimi i blerjes për Vranecin është 20,8 denarë, ndërsa për Smederevkën çmimi i blerjes është 18,3 denarë për kilogram.

Është bërë marrëveshje për çmimin e blerjes për periudhën e kaluar për specin e kuq dhe për mollën maqedonase. Në proces është krijimi i çmimit blerës për korrjen e vitit 2024 për kulturën e orizit.

I përfunduam dhe i kemi ndarë kontratat e para për programin IPARD 3.  Masa 1 janë nënshkruar 118 kontrata dhe për masën 7 janë nënshkruar 50 kontrata. Në proces është shpallje për njoftimin paraprak për thirrjen e ardhshme për masën 7 të programit IPARD.

Kemi miratuar vendim të Qeverisë për dyfishimin e subvencioneve për hektar elbi nga 6.000 në 12.000 denarë.

Nëpërmjet Programit për ndryshimit dhe shtim të

Programit të fondit intervenues u siguruan 3 denarë shtesë për kilogram grurë të dorëzuar. Kjo masë vlen për një kilogram grurë të dorëzuar në Qendrat e Regjistruara të Blerjes. Me këtë, duam të stimulojmë dhe të rrisim prodhimin e kësaj kulture strategjike shumë të rëndësishme për vitin që vjen.

Gjithashtu, prioriteti ynë ishte vënia në funksion e Policisë Pyjore në shërbim të institucioneve. Me këtë, në territorin e Republikës së Maqedonisë janë kryer shumë kontrolle. Gjatë kontrolleve është konfiskuar një sasi e madhe e drurit, kamionëve, traktorëve dhe materialeve tjera që janë përdorur për prerjet ilegale të pyjeve të Maqedonisë. Kontrolli i Policisë Pyjore do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme me qëllim që t'i jepet fund shkatërrimit të pyjeve të Maqedonisë.

Të nderuar qytetarë,

100 ditë janë periudhë e shkurtër për t'u treguar bujqve se Qeveria është e angazhuar për zgjidhjen e problemeve të tyre. Por në këto 100 ditë, ne kemi zgjidhur shumë probleme që janë grumbulluar nga udhëheqësia e mëparshme.

Dhe ne nuk do të ndalemi këtu. Jemi përkushtuar për transformimin dhe rikthimin e dinjitetit të bujqve maqedonas.

Maqedonia është vend bujqësor dhe fermerët meritojnë shumë më tepër respekt dhe dinjitet.

Fokusi im mbetet te kërkesat e bujqve, si dhe sigurimi i një jete më të mirë dhe më cilësore

Vazhdojmë të punojmë plotësisht të përkushtuar, me përgjegjësi dhe nikoqirllëk në interes të të gjithë bujqve.

100 përqind jemi të përkushtuar për punën drejt bujqve maqedonas.