Mickoski: Nuk jam në negociatat me Bullgarinë vetëm sa për të marrë pjesë, por për të luftuar, për mua Dellçevi është titani i luftës maqedonase

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në pjesëmarrjen e tij  në “Samo Intervju” në televizionin “Kanal 5”, duke folur për negociatat me Bullgarinë, theksoi se në to nuk hyhet vetëm sa për të marrë pjesë, por duhet luftuar për sukses, duke theksuar se Goce Dellçev për të është një  titan i luftës maqedonase.

“Unë nuk jam në këtë tregim vetëm sa për të marrë pjesë, por për ta përfunduar me sukses”. Ky është thelbi i gjithë këtij procesi. Nuk është thelbi të ndryshojmë Kushtetutën deri në pengesën e radhës për 6 muaj. Nuk është me mandat "nga – deri në", por një proces që zgjat, nuk është një proces që do të fillojë tani dhe do të përfundojë javën e ardhshme", tha Kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se nëse ka vullnet, ka dhe mënyrë që të mos ketë bilateralizim të gjithë procesit dhe të mos ketë më pengesa.

“Bashkimi Evropian le të jetë arbitër, kryesuesi i BE-së na fton në Budapest që të gjitha çështjet t’i zgjidhim paraprakisht, jo në faza, por të gjitha dhe mos të ketë pengesa të mëtejshme dhe mos të ketë bilateralizim të këtij procesi. Menjëherë të fillojmë”, tha Mickoski.

Duke folur për Goce Dellçevin, Kryeministri Mickoski theksoi se ai është titani i luftës maqedonase dhe duhet të kryqëzohen argumentet për të parë se cila është rëndësia e tij për popullin maqedonas.

“Për mua Goce Dellçevi është veprimtar dhe figurë historike maqedonase, titan i Maqedonisë, për ta mund të jetë diçka tjetër. Le të tregojnë sa këngë, emra, histori ka Goce dhe të shohim sa ka në vendin tonë. Të shohim se kush ishte në të vërtetë Goce Dellçev. Mençuria e popullit është e pacenueshme”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se duhet të jemi fqinjë të mirë, por kërkesat duhet të jenë objektive, dhe jo dypalëshe dhe nëse vazhdimisht sulmojmë njëri-tjetrin me argumente mesjetare, atëherë nuk do të dalim nga ky moçal.

"Duhet që tani t'i zgjidhim. Nëse kemi pengesa objektive, kjo mund të na bëjë më të mirë. Por problemet subjektive, problem është bilateralizimi”, është i vendosur Kryeministri Mickoski.