Vuçeviq: Serbia beson në një të ardhme të përbashkët evropiane për të gjithë rajonin dhe e mbështesim plotësisht Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane

“Faleminderit parasë gjithash 

Falënderoj Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Mickoski, për ftesën për të biseduar sot, pra, ne kemi marrëdhënie tradicionalisht të mira të mëparshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, e të mos përmendi gjithçka që tha z. Mickoski.

Në lidhje me deklaratën e tij ai ju ka njoftuar për atë që kemi diskutuar. Këto ishin temat kyçe, për ne është shumë e rëndësishme, për Republikën e Serbisë, ndërtimi i interkonjektorit dhe një rrugë e re për furnizimin me gaz natyror të shtetit tonë përmes Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht drejt Greqisë.

Nga Greqia drejt  Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë. Kuptohet, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut theksoi ndërtimin e një naftësjellësi në të njëjtën rrugë, për të cilin ne duam të bisedojmë dhe do të zhvillojmë diskutime të thella para kohës në të cilën gjendet. Folëm edhe për përvoja të tjera dhe për gjithçka që po ndodh në rajon, faktor i së cilës është shteti ynë, vendet tona,  shpenzojnë gjithnjë e më shumë energji, është një sfidë e madhe. Si mund të arrijmë dekarbonizimin që ndikon në ambientin jetësor, duke mos rrezikuar në të njëjtën kohë stabilitetin energjetik dhe stabilitetin politik. Është një temë që sigurisht do të jetë dominuese në bisedat jo vetëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, por mes të gjitha vendeve të rajonit tonë që kualifikojnë Ballkanin Perëndimor.

Mbështesim fuqishëm rrugën e përbashkët. Republika e Serbisë beson në një të ardhme të përbashkët evropiane për të gjithë rajonin dhe ne e mbështesim plotësisht Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane. Konsiderojmë  se Bashkimi Evropian duhet t'i ketë dhënë Maqedonisë së Veriut një mundësi për përparimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Këtë duam ta themi publikisht dhe besojmë në fatin dhe historinë e përbashkët evropiane për të gjithë rajonin. Mendoj se në këtë mënyrë marrëdhëniet e ndërsjella do të qetësohen. Nuk po flas për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, por për të gjithë rajonin dhe ky rajon i Ballkanit Perëndimor meriton një shans dhe mbështetjen e të gjithë Bashkimit Evropian. Besoj se kjo kohë e cila është para nesh do të hapet për ne. Për ne është shumë e rëndësishme çështja, për Serbinë është shumë e rëndësishme çështja të dëgjojmë vendimin strategjik të Shkupit të Maqedonisë së Veriut, nëse Korridori 10 para se gjithash flasim për trafikun hekurudhor, përcaktimin e Shkupit, Qeverisë së Maqedonisë Veriut që të shohë, Korridorin 10 si drejtim strategjik për infrastrukturën hekurudhore, për transportin hekurudhor.

Kjo është një mundësi e vetme  së bashku me partnerët evropianë, po flasim edhe për Austrinë, Hungarinë, Greqinë, për t'u lidhur mes Vjenës-Budapestit, Beogradit-Shkupit, Sofjes-Athinës. Kjo është gjithçka që mund të ëndërrohet për momentin dhe unë mendoj se ne do të lidhim Evropën Qendrore me Mesdheun, me detin Egje, pra me portet greke dhe ne do ta afrojmë Greqinë me Evropën Qendrore nëpërmjet shteteve tona.

Dhe ajo që dikur është shprehur me krenari në kohët e fundit është lënë mënjanë, një rrugë natyrore për në Azi dhe Evropë përmes Luginës së Vardarit, rruga përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, mendoj se pala serbe dhe maqedonase nuk duhet ta përjetojnë atë si një avantazh për ne dhe bashkërisht ti  zhvillojmë këto rrugë. Besoj se është në interesin e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që të bashkohen dhe me hekurudhë përmes një hekurudhe të shpejtë mes dy shteteve tona, Shkup-Beograd do të jetë shumë më afër, por edhe Athina dhe Budapesti dhe Vjena do të jenë shumë afër. Nëpërmjet shteteve tona njerëzit do të udhëtojnë shumë më lehtë, kargot do të jenë më të mira, do të bëhet më shumë tregti dhe mendoj se njerëzit do të jetojnë më mirë dhe ky është interesi i të gjitha shteteve.

Mund të them në emër të Qeverisë së Republikës së Serbisë, shtetit tonë, folëm për pikat kufitare, se mund të shohim një përmirësim sa i përket projektit Single Window, si në trafikun kargo ashtu edhe në trafikun e rregullt civil me sa më pak vonesë, vetëm një ndalesë, vetëm një ekzaminim të letërnjoftimeve, dokumenteve dhe pasaportave. Për të mos humbur shumë kohë, kamionët të mos qëndrojnë me ditë të tëra, të mos qëndrojnë me orë të tëra në pritje të përfundimit të procedurave doganore.

Kështu humbasin të gjithë afaristët, shtetet, njerëzit dhe kjo i ngarkon investitorët e huaj që duan të shohin Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut si destinacion për investimin e tyre të ri.

Prandaj duhet të punojmë dhe të relaksohemi absolutisht nga të gjitha ato barriera administrative dhe të mos u besojmë disa pengesave burokratike, por t'i zgjidhim ato probleme dhe qytetarët tanë janë në pritje të kësaj. Dhe kjo është arsyeja pse pres me padurim mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Ne, unë i ofrova dhe i thashë të nderuarit Kryetarit të Qeverisë, mikut tonë Hristijan Mickoski, atë që për fat të keq nuk ndodhi shtatë apo tetë vjet më parë, për arsye të ndryshme, të rivendoset mbledhja e ardhshme e përbashkët të mbahet në Nish. Jemi të gatshëm, nëse bien dakord deri në fund të vitit 2024, të kemi një mbledhje të përbashkët të Qeverive dhe të kthejmë në një procedurë normale ritmin e marrëdhënieve dypalëshe. Mendoj se është e natyrshme dhe normale që të dy fqinjët, shtetet fqinje të bashkëpunojnë.

Unë kërkoj nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ekonomia të marrin pjesë në EKSPO 2027, në Beograd, është e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, për ekonominë tuaj, për të gjithë rajonin, që kompanitë maqedonase të jenë të pranishme në Beograd në EKSPO 2027. Do të jetë një festival dhe panair i madh i gjithë botës dhe do të ishte e panatyrshme që Maqedonia e Veriut të mos marrë pjesë dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë mundësitë më të mira.

Ndryshe, kompanitë maqedonase për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pjesë e atij procesi. Ftoj zyrtarisht Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut për një vizitë zyrtare në Beograd në Republikën e Serbisë. Gëzohemi për  takimet dhe bisedat e reja. Të punojmë së bashku për qytetarët mbi të gjitha. Gjithçka që kemi bërë duhet të ndikojë në cilësinë e jetës së tyre, sepse ndikon në rritjen e pagave dhe pensioneve. Të rinjtë të shohin një perspektivë, të qëndrojnë këtu, të jetojnë në vendet shtet, jo të shkojnë në botën e bardhë, por që fëmijët tanë të bashkëpunojnë dhe ky është çelësi i gjithçkaje që bëjmë. Pra, nuk janë vetëm takimet teknike, por takimet politike ato që duhet të çojnë në marrëdhënie më të mira, natyrisht duke krijuar kushte që ky rajon të jetë një vend i mirë për të jetuar për të gjithë qytetarët që jetojnë në këto hapësira. Edhe njëherit Hristijan faleminderit për ftesën, gëzohem për këtë takim dhe besoj se do të shihemi së shpejti dhe pres me padurim ardhjen tuaj tek ne. Dhe personalisht mezi pres qëndrimin tuaj dhe ardhjen në Serbi.

Faleminderit të gjithëve