Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në intervistë në Studion e Hapur “100 Ditë Qeveri” në RTM, tha se mjetet për rritjen e pensioneve janë siguruar, duke theksuar se nuk ka çrregullime në stabilitetin e Fondit Pensional.
“Edhe për këtë vit edhe për vitin e ardhshëm me Buxhetin që është në fazën përgatitore mjetet janë sigururar. Pres që Buxheti në versionin e parë të jetë në rend dite në seancën e qeverisë më 16 tetor dhe pres që pas kësaj në Kuvend përmes debatit të mbyllet ajo kornizë dhe më pas të kthehet që më në fund të marrë formën përfundimtare dhe të kalojë në seancën publike dhe të miratohet”, tha Mickoski.
“Si do të jetë nivelimi i mëtutjeshëm i pensioneve nga shtatori i vitit të ardhshëm, e më pas në vitin 2026, në vitin 2027, varet nga ajo se sa do të jenë të hyrat dhe si do të funksionojë ekonomia maqedonase. Prandaj edhe tregojmë shumë kujdes dhe premtojmë me shumë kujdes. Ne nuk duam të themi diçka që nuk do ta përmbushim. Atë që kishim besim se do ta përmbushnim dhe do ta realizonim, e bëmë”, thotë ai.
Mjetet janë të siguruara, nuk do të ketë asnjë ndrydhje dhe asnjë çrregullim në atë plan, është decid kryetari i Qeverisë Mickoski.