Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në Studion e hapur “100 ditë Qeveri” në RTM, duke folur në temën për të rinjtë, theksoi se qeveria u ka ofruar studentëve projekt prej 250 euro për pajisje elektronike, por edhe deri në 30.000 euro për biznes për të rinjtë, përveç kësaj është ende e hapur shpallja për punësimin e 600 mjekëve të rinj specijalizantë.
Kryeministri Mickoski theksoi se shpërngulja e të rinjve është problem akut dhe është e nevojshme që qeveria të bëjë shumë dhe të ofrojë më shumë sesa ka bërë deri më tani për t'i mbajtur të rinjtë.
“Megjithatë, të rinjtë duhet të kuptojnë se në shtëpi, në kushte të barabarta të ofruara nga Qeveria, ka mundësi për sukses. Për momentin, pothuajse në çdo institucion ka nevojë për kuadro të reja me të rinj. Nuk është zgjidhje të dilni diku jashtë dhe të punoni diçka ndryshe nga ajo për të cilën jeni shkolluar këtu. Në këtë drejtim, ofruam dy projekte që vlerësojmë se mund të kenë vlerë të shtuar, përveç projektit që ka të bëjë me lirimin nga obligimi për paguajtjen e tatimit për punësimin e një të riu deri në 29 vjeç, i cili tashmë është përfshirë në programin zgjedhor që kishte VMRO-DPMNE”, tha Mickoski.
Mickoski theksoi se projekti i parë është vauçer në vlerë prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve elektronike, mjete që do të ofrohen në buxhetin e vitit të ardhshëm për të gjithë studentët, për të gjitha universitetet, dhe përfshin mbi 50.000 studentë.
“Fond prej 10 milionë eurosh me të cilin do të stimulohen bizneset startup të të rinjve që kanë ide, në varësi të planit të biznesit, me vlerë prej 1.000 deri në 30.000 euro. E vlerësojmë që në këtë mënyrë mund të kontribuojmë shumë më tepër sesa financimin e projekteve për trajnim të gomarëve, recetave inovative të picave, e kështu me radhë. A mjafton, nuk mjafton, por do të vazhdojmë të punojmë edhe më tutje”, shtoi Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se do të duhet më shumë, por është një hap përpara si dhe se duhet së bashku me të rinjtë të pajtohemi se edhe në shtëpi, nëse kemi sistem të rregulluar dhe institucione të disiplinuara, mund të bëhet edhe shumë si dhe mund të ketë sukses.
“Sa i përket mjekëve specijalizantë, fillimisht thamë se 600 mjekëve do t’u ofrohen vende pune në institucionet shëndetësore dhe ajo shpallje është ende i hapur dhe funksionon në bazë të vendimit të qeverisë për 300 këtë vit dhe 300 vitin e ardhshëm. Do t'u ofrohet të punësohen në institucionet shëndetësore aty ku është e nevojshme”, tha Mickoski.