Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në studion e hapur “100 ditë Qeveri” në RTM, i pyetur për thirrjen e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, për informimin e planit për tejkalimin e problemit me Bullgarinë, theksoi se kur të ketë detaje të reja, opozita do të njoftohet, kjo Qeveri nuk do ta përsërisë gabimin e LSDM-së kur ishin në pushtet dhe e kanë kryer vetë procesin pa informuar dhe pa u konsultuar me opozitën.
“Nuk e përsërisim të njëjtin gabim dhe nuk do ta përsërisim. Kur ka diçka për të cilën duhet të informohet opozita, atëherë më besoni do ta informojmë menjëherë. Domethënë të ketë progres që ta ndajmë me opozitën. Tani për tani, gjithçka është në pozicionimin dhe vendosjen e lojës dhe nuk ka lëvizje”, tha Mickoski.
Kryeministri Mickoski potencoi se atë që ai e thotë publikisht do t'ua thotë edhe atyre, dhe dallimi nga koha kur LSDM ishte në pushtet është në thelb ndryshe.
“Para se të pranohet i ashtuquajturi Propozimi francez, ne kishim konferencë për shtyp për dy muaj në të cilën kërkuam përfshirjen e opozitës, për shkak se kishim informacione se kjo po ndodhte. Bëmë thirrje, mos e bëni, do bëni gabim, ata thanë që nuk ju intereson, do ta bëjmë vetë procesin. Dhe pamë se sa larg e çuan. Në momentin e parë kur do të ketë lëvizje do t'i informojmë, do ta thërras personalisht dhe do ta thërras dhe një takim liderësh me të gjithë dhe do t'i njoftoj me progresin apo zgjidhjen e mundshme”, tha Mickoski.
Mickoski theksoi se përderisa është kryeministër nuk do të hyjë kurrë në një proces vendimtar për shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve, në të cilin opozita dhe partitë e tjera politike nuk do të jenë të njoftuar.