„Absolutisht është më mirë të negociosh, nuk kam dilemë. Por është më mirë të negociojmë dhe të mos bëjmë asgjë që kemi bërë më parë si një lëshim identiteti.
Më së miri është kështu, dhe atëherë gjithçka do të ishte normale për ne nëse do të varej vetëm nga kriteret e Kopenhagës dhe plotësimi i kushteve që përmbajnë klasterët. Më së miri do të ishte kështu”, thotë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në intervistën e djeshme në Studion e hapur “100 Ditë Qeveri” në RTM.
“Tani kemi problem që bullgarët të hyjnë në Kushtetutë, por nuk kemi problem që të hyjnë kur të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian. Dhe tani kemi problem”, theksoi Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se Maqedonia i ka bërë shumë lëshime Bullgarisë vite më parë, duke theksuar se ata nuk duhet të jenë më naivë, gjegjësisht siç tha ai, nuk ofrojmë diçka që është jashtë mendjes së shëndoshë, por ofrojmë një kompromis konstruktiv për të cilin është i gatshëm të diskutojnë.
“Nuk duhet të jemi më naivë. Kemi bërë shumë lëshime këto dekada më parë, siç nuk i ka bërë askush dhe nëse ka dëshirë, ka edhe mënyrë si e gjjithë kjo të përfundojë. Ne nuk ofrojmë diçka që është përtej mendjes së shëndoshë, ne ofrojmë një kompromis konstruktiv për të cilin jemi të gatshëm të diskutojmë”, theksoi ai.