Perinski: Njëqind ditë të përkushtuar për çdo qytetar dhe çdo komunë, janë investuar mbi 1 miliard denarë dhe 200 projekte për zhvillimin e të gjitha rajoneve

“Për 100 ditët e kaluara ishim të përkushtuar në çdo qytetar dhe çdo komunë, janë investuar mbi 1 miliard denarë në gati se 200 projekte të ndryshme infrastrukturore në të tetë rajonet planore në mbarë vendin. Rikonstruimi dhe ndërtimi i rrugëve, përshtatja dhe rikonstruksioni i objekteve në ndërtesa me efikasitet energjetik, rikonstruksioni i objekteve në fushën e arsimit dhe kujdesit social dhe shëndetësor, përmirësimi i infrastrukturës së vendeve turistike dhe për piknik, janë vetëm një pjesë e strategjive të projektit që i implementuam për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, në prezantimin e sotëm të aktiviteteve dhe projekteve të resorit të tij në 100 ditët e kaluara të Qeverisë së re. Ai theksoi se që në ditën e parë pas marrjes së detyrës ka vepruar me përkushtim të madh, entuziazëm të madh dhe dëshirë të sinqertë për të përmirësuar funksionimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale, në çdo rajon, çdo komunë, për të përmirësuar cilësinë e jetës së çdo qytetari.

Një pjesë e projekteve, informoi Perinski, implementohen përmes Byrosë për Zhvillim Rajonal, disa në bashkëpunim me komunat, ndërsa ka edhe projekte që janë rezultat i marrëdhënieve të partneritetit të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale me Agjencinë Zvicerane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe me partnerët e projektit të vetëqeverisjes lokale si UNDP, misioni i OSBE-së dhe Instituti Nacional Demokratik - NDI.

Segment i rëndësishëm i planit të investimeve, theksoi ministri, janë projektet nga Programi IPA, në bashkëpunim me të të gjitha pesë vendet fqinje, të cilat bashkërisht kontribuojnë në zhvillimin e rajoneve kufitare.

“Këto 100 ditë ishin një periudhë pune intensive, gjatë së cilës arritëm të tejkalojmë sfidat e trashëguara dhe të zhvillojmë një sistem që shfrytëzon maksimalisht të gjitha kapacitetet dhe burimet për të arritur qëllimet tona të caktuara. Me përkushtim dhe angazhim maksimal filluam të realizojmë prioritetet e përcaktuara. Arritëm të zbulojmë dhe adresojmë shumë nga mangësitë me të cilat ballafaqoheshin komunat deri pak kohë më parë, të cilat rezultuan në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike të realizuara dhe përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve”, theksoi Perinski, i cili potencoi se përmes Byrosë për Zhvillim Rajonal të Barabartë, në vitin aktual janë duke u zbatuar 129 projekte në fusha të tilla si efiçenca e energjisë, infrastruktura, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të turizmit.

Në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal të Barabartë, theksoi ministri, në mënyrë aktive zbatohen edhe 12 projekte shtesë të cilat përfshijnë rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugëve lokale, shtigjeve për biçikleta dhe këmbësorë, janë duke u realizuar projekte për ndërtimin e rrjetit për kanalizim dhe përveç kësaj, zbatohet hulumtim për specijalizim inteligjent për zhvillim real të rajonit planor të Pellagonisë dhe pajisjen e “Gjakonikon” në manastirin e Shën. Jovan Bigorski”.

Në llogaridhënien e tij, Perinski i numëroi edhe dhjetëra projektet të cilat Ministria për Vetëqeverisje Lokale I zbaton në të gjitha tetë rajonet planore me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Qeverisë së Zvicrës, ndër të cilat janë edhe projektet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajonin jugperëndimor përmes pajisjes së Qendrës bashkëkohore për terapi fizikale “Shën.Erazmo” në Ohër, rikonstruimi i spitalit të specijalizuar për sëmundje të zemrës në Ohër dhe rikonstruimi i ISHP “Nefrologji” në Strugë, ndërtimi i Qendrës Rajonale për kafshë shtëpiake të pastrehë i dedikuar për nëntë komunat nga rajoni i Vardarit, si dhe rritja e kapaciteteve dhe kushteve për qëndrim në Shtëpinë e të moshuarve në Berovë dhe përforcimi i kapaciteteve për mbrojtje dhe parandalim nga zjarret në mikro rajonin e Kumanovës, Likovës, Nagoriçanit të Vjetër dhe Rankovcës.  

“Në periudhën që vijon, me mbështetjen e zyrës së Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP, fokusohemi në zbatimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Ky ligj jashtzakonisht i rëndësishëm dhe në thelb i mire, besojmë se ka hapësirë që edhe më shumë të përmirësohet përmes analizës sistematike të dobësive të caktuara të cilat i hasim në sistemin tone dhe përmes propozimit të zgjidhjeve të përshtatshme në përputhje me përvojat më të mira evropiane. Në këtë kuptim, me mbështetjen e UNDP-së, në periudhën në vijim do të formohet një grup ekspertësh të vendit dhe ndërkombëtar të cilët do të hetojnë praktikat më të mira që duhet të mundësojnë funksionalitet edhe më të madh të komunave, në interes të ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët. Jemi duke bërë përpjekje maksimale që e gjithë kjo procedurë të përfundojë para zgjedhjeve lokale, në mënyrë që autoritetet e reja komunale të punojnë në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet të këtij akti të rëndësishëm fundamental”, njoftoi Perinski, i cili theksoi se përgatitja e zgjidhjes së re ligjore do të formohet përmes debateve të gjera publike. Gjithashtu, me partneritet me UNDP, siç informoi ministri, do të vazhdojë forcimi i kapaciteteve të komunave në drejtim të transparencës dhe llogaridhënies më të madhe të tyre dhe për këtë qëllim është planifikuar në periudhën që vijon të përfshihen 40 komuna në kuadër të projektit adekuat.

“Veprojmë edhe në drejtim të përditësimit të bazave komunale të tatimpaguesve për grumbullimin e mjeteve në mënyrë më efikase nga tatimi i pronës dhe nga taksat komunale. Vazhdojmë me digjitalizimin e komunave. Për momentin, janë 23 komuna plus Qyteti i Shkupit që e kanë sistemin e tyre të lidhur me sistemin LoGes dhe plani është që vitin e ardhshëm të përfshihen në sistem edhe 29 komuna dhe në vitin 2026, 28 të tjera. Nëse e realizojmë këtë dinamikë, për dy vite do të kemi komuna plotësisht të digjitalizuara në vend”, bëri të ditur ministri, i cili gjatë kësaj periudhe ndër të tjera është fokusuar në thirrjen publike drejtuar komunave për ndarjen e mjeteve për zbatimin e projekteve infrastrukturore me para nga buxheti i shtetit. Në thirrje janë pranuar gjithsej 358 formularë aplikimi nga gjithsej 80 komuna.

Këto ditë, theksoi Perinski, pritet që ministritë përkatëse t'i dorëzojnë në Qeveri raportet e përgatitura me projekte të propozuara për financim dhe të jenë lëndë e shqyrtimit në njërën nga seancat e ardhshme të qeverisë ku do të miratohet vendimi se cilat projekte do të financohen me 100 milionë euro të planifikuara nga buxheti i shtetit të ndara për këtë vit.

Në raportin e detajuar pesëmbëdhjetëminutësh për punën e realizuar në 100 ditët e fundit, ministri ka prezantuar edhe projektin e tij personal, të ashtuquajturin platformë “shkëmbeni” përmes së cilës qytetarët mund ta kontaktojnë atë për çdo problem, propozim, kritikë, ide.

spodeli@mls.gov.mk përfaqëson angazhimin tim personal, premtimin dhe fokusin e veçantë. Qëllimi është që në rolin e ndërmjetësit të përpiqem të ndërmjetësoj në zgjidhjen e problemeve të tyre. Nëpërmjet të gjitha projekteve të realizuara në këto 100 ditë, dua të tregojmë dhe besoj se kemi arritur t'i japim fund qasjes selektive, gjegjësisht se po fillojmë një epokë të re të gjithëpërfshirjes ndaj të gjithë qytetarëve dhe të gjitha komunave. Edhe Qendra e Shkupit, edhe Çairi, edhe Kumanova, edhe Gjevgjelia, por edhe Strumica dhe Dibra - për të gjithë ne komunat dhe qytetarët janë të njëjtë, të rëndësishme në mënyrë të barabartë dhe janë pjesë e vizionit tonë për komuna më funksionale për një jetë më të mirë dhe më cilësore për të gjithë”, theksoi ministri Perinski, sipas të cilit 100 ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, por paraqesin fillimin e një rruge afatgjatë.

“Do të vazhdojmë edhe më me vrull, edhe më të përkushtuar edhe më të vendosur në periudhën që vijon. Ne e bëjmë këtë jo vetëm për të përmbushur premtimet tona, por në radhë të parë sepse duam të krijojmë ndryshime të qëndrueshme që do të kenë ndikim pozitiv për çdo qytetar dhe çdo komunë në vendin tonë. Sot synimi ynë është i qartë: me 100% përkushtim do të vazhdojmë zbatimin e projekteve dhe do të justifikojmë besimin që qytetarët na kanë dhënë. Besimi i qytetarëve është motivi ynë më i fortë dhe ne jemi të detyruar ta arsyetojmë me veprime konkrete”, përmblodhi ministri në llogaridhënien përpara gazetarëve.