Durmishi kryetari i ri i KES-it: Dialogu social është me rëndësi kyçe për Qeverinë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sëbashku me kryetarin e Federatës së Sindikatave tëMaqedonisë, Sllobodan Trendafilov dhe Kryetaren e Organizatës së Punëdhënësve, Vlladanka Trajkoska, sipërfaqësues të partnerëve socialë, sot nënshkruan ndryshimin e Marrëveshjes për themelimin e Këshillit Ekonomik Social me përbërjen e re.

Në përputhje me marrëveshjen e re, ministri i Ekonomisëdhe Punës, do të jetë kryetar i Këshillit ekonomik social, ndërsa anëtarët e tjerë të emëruar nga Qeveria do të jenë ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ministrjae Financave dhe ministrja e Arsimit. "Sot do të mbajmë zyrtarisht seancën e parë që kakarakter solemn dhe është konstituive.

Për Qeverinë, dialogu transparent social është me rëndësi thelbësore.Këshilli Ekonomik dhe Social është organ trepalësh nënivel kombëtar përmes të cilit do të zhvillojmë dialogunsocial në periudhën e ardhshme, do të dëgjojmë kërkesate punëdhënësve dhe kërkesat e sindikatave dhe do të miratojmë vendime dhe masa të përbashkëta që do tëkenë si qëllim kryesor përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve”, tha ministri dhe shtoi se sot, meqë është seancë konstituive, vetëm do të dëgjohen kërkesat e sindikatave dhe punëdhënësve.

“Sot do të dëgjojmë kërkesat e të gjithëve, të cilët më pas do t'i dërgojnë zyrtarisht në Këshillin Ekonomik Social dhedo t'i shqyrtojmë si pika të rendit të ditës në një ngaseancat e radhës, dua të them se në periudhën e ardhshme të gjitha vendimet, masat, ligjet do të miratohennë mënyrë transparente në kuadër të Këshillit Ekonomik Social dhe ne do t'i dëgjojmë dhe shqyrtojmë të gjitha kërkesat”, tha ministri Durmishi.