Zëvendëskryeministri i angazhuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, takоi sot përfaqësuesit e Institutit për Politikë Evropiane, drejtoreshën Simonida Kacarska dhe studiuesen Juliana Karai. Në takim u diskutua për vendosjen e bashkëpunimit në fushën e qeverisjes së mirë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe reformën në administratën publike.
Zoti Fetai vlerësoi punën e sektorit civil për monitorimin dhe raportimin lidhur me zbatimin e agjendës së reformave dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në përmbushjen e obligimeve të marra.
U pajtuan të shkëmbehen rezultatet e monitorimeve dhe kërkimeve të ndryshme, të cilat dëshmojnë për përmbushjen e agjendës së reformës, veçanërisht ato që lidhen me kapitullin 23. Të dyja palët shprehën vullnet për të bashkëpunuar në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë.