Me ndihmën e GIZ u përpilua Draft Strategjia për hetimet financiare dhe konfiskimin e aseteve

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot priti në takim zëvendës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë Jan-Aksel Foss dhe drejtorin e Shoqërisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtarë (GIZ), David Oberhuber. Në takim u fol për draftin e Strategjisë për hetimet financiare dhe konfiskimin e aseteve, në përpilimin e të cilës ka ndihmuar GIZ. Startegjia, e cila duhet të miratohet së shpejti në qeveri, përfshin periudhën 2024-2028 dhe ka për qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe kadrovike të organeve për kryerjen e hetimeve financiare si dhe rritjen e efikasitetit të punës së tyre.

Zëvendëskryeministri Fetai faleminderoi palën gjermane për ndihmën e dhënë në përpilimin e strategjisë dhe vlerësoi lartë gatishmërin e tyre për të ndihmuar edhe në fazën e zbatimit të saj. Fetai tha se zbatimi i strategjisë është ndër prioritet kryesore të qeverisë duke premtuar arritjen e rezultateve të shpejta konkrete.

Ai poashtu, njoftoi bashkëbiseduesit edhe për masat tjera të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, rritjen e transparencës së institucioneve dhe thelliminin e bashkëpunimit me sektorin civil.

Drejtori i GIZ, David Oberhuber, shprehu kënaqësinë për përfundimin me sukses të përpilimit të Strategjesi për hetimet financiare dhe konfiskimin e aseteve dhe ofroi përkrahje edhe për zbatimin e sttrategjisë, që duhet të rezultoi me konfiskimet e para të aseteve.