Në Platformën 2: 100% të përkushtuar për ty fjalën e tij kishte Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani i cili iu referua integrimit në Bashkimin Evropian.
Në fjalën e tij hyrëse, ai veçoi punën e Agjendës Reformuese, e cila është pjesë e Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor të Komisionit Evropian.
“Agjenda reformuese u miratua ndërkaq këto ditë po presim Kornizën zbatuese, e cila është e gjerë dhe e cila jo vetëm do t'i përgatisë institucionet tona të bëhen të besueshme për aderim në Bashkimin Evropian, ndërkaq nga ana tjetër, obligues të ashtuquajtura “price tags” pra kushtimisht, shpërblime për arritjen e reformave që në mënyrë plotësuese do të përshpejtojnë integrimin tonë.”- tha ministri Murtezani.
Duke iu referuar procesit të integrimit evropian, ai theksoi se sipas tij, aktualisht atë mund ta shohim si të përbërë në dy pjesë.
“Një pjesë është kushti formal nga Bashkimi Evropian për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese. Megjithatë, gjithashtu procesi i rëndësishëm është procesi i zbatimit të reformave të brendshme. Sepse ne edhe deri sa ti miratojmë ndryshimet kushtetuese, reformat janë proces që duhet të rrjedhin. Ai proces duhet të zhvillohet në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, sepse vetëm në këtë mënyrë ka kuptim procesi, i cili në fund duhet të na afrojë me Bashkimin Evropian. Aktualisht po punohet për Udhërrëfyesin për sundimin të së drejtës dhe reformat në administratë, të cilat janë bazë për hapjen e klasterit të Fundamente. Pres që në këto dy udhërrëfyes të përfundojnë dy muajt e ardhshëm këtë vendi ynë të jetë i gatshëm formalisht dhe ligjërisht për hapjen e këtij klasteri. Sa i përket ndryshimeve Kushtetuese, shumë qartë e kemi shprehur qëndrimin tonë, e cila është se jemi të gatshëm ti miratojmë ndryshimet kushtetuese, por mesazhi është i qartë, miratimi i ndryshimeve kushtetuese nuk duhet të shërbejë vetëm për hapjen e procesit. Duhet të dimë se ky proces do të përfundojë dhe kur. Me këtë po përpiqemi të sigurojmë procesin nga fillimi deri në fund të negociatave, sepse shohim vende potenciale ku mund të përballemi me bllokada të serishme nga Bullgaria. Në momentin kur ti eliminojmë, sigurisht që do të ecim përpara. Insistojmë në këtë, sepse në rast të një bllokade të serishme në të ardhmen, së pari, shpresa tek qytetarët do të humbasë në masë të madhe dhe do të jetë e vështirë të bindim qytetarët se një ditë do të përfundojmë në Bashkimin Evropian. Dhe së dyti, ajo që për mua është edhe më e rrezikshme, në një mjedis ku ka agresion rus ndaj Ukrainës, nëse bllokadat e mundshme në të ardhmen do të çojnë në rritjen e euro-skepticizmit në vendin tonë, mendoj se ajo situatë do të ishte edhe e rrezikshme”, tha ministri Murtezani.