Mickoski: Janë planifikuar 350 projekte kapitale nga komunat, vetëm në sektorin e transportit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot pas mbikëqyrjes së punës në autostradën Gostivar - Bukojçan, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se sa projekte janë planifikuar nga transporti dhe infrastruktura, në fillim të fazes së parë të projekteve kapitale nga komunat, informoi se janë planifikuar gjithsej 350 projekte, përfshirë edhe shtesën që duhet të ndodhë deri në mes të nëntorit. Mjetet që do të caktohen vetëm për sektorin e transportit janë më shumë se 2 miliardë denarë.

“Në total, me ato projekte që presim të përfundojnë deri më 15 nëntor, do ta tejkalojmë numrin 350. Minus një bashki, e cila fatkeqësisht konkurroi me projekt i cili është në fazë të ndërtimit të një kontraktori të përzgjedhur dhe këtu nuk mund të bëjmë asgjë. Më vjen keq që kryesia e asaj komune, kryetari i komunës, vendosi kështu.

Në sektorin e transportit mendoj se janë më shumë se 2 miliardë denarë. Mendoj se janë 2 miliardë e 400. Atje do të ketë rrugë të reja, ujësjellës, kanalizime, bulevarde, do të jetë vërtet diçka që nuk ka ndodhur më parë. Projekt epik, ajo që ka rëndësi për qytetarët”, tha kryeministri Mickoski.

Kryeministri nënvizoi se fokusi i Qeverisë është që të punojë për interesin e qytetarëve, e jo siç ka punuar Qeveria e kaluar, e cila ka punuar për interesin e vet.

“Interesi ynë janë qytetarët, ne punojmë për ta. Ne nuk punojmë si qeveria e kaluar shkatërruese e LSDM-së dhe BDI-së, të shohësh interesin tënd, e tani në opozitë do t’i shkruajmë letra njëri-tjetrit, por ne punojmë për interesin e qytetarëve. Ky është fokusi ynë, nuk humbim kohën për të shkruar letra, por në punë dhe kështu do të vazhdojmë”, shtoi kryeministri.